I burgosuri përjetë vr*t Jani Aliajn brenda në qeli

Jani Aliaj, një emër i njohur i botës së krimit në Shqipëri, u vra sot në burgun e Koridhalos në Greqi.

Aliaj ishte i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Elton Çiços më 1 maj 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ngjarje kjo e lidhur me motive hakmarrjeje.

Ai u arrestua mëngjesin e 31 dhjetorit 2024 nga skuadra “DIAS”, teksa ecte në rrugë dhe u kontrollua si person i dyshimtë.

Gjatë kontrollit, Aliaj mbante një kartë identiteti false greke, dhe për këtë u shoqërua në stacionin e policisë Moskato, në Athinë, për hetime të mëtejshme.

Verifikimet më tej treguan se ai kishte arratisur nga burgu i Korfuzit, ku vuante dënim me burgim të përjetshëm plus 2 vjet dhe 12 muaj për një vrasje tjetër të ndodhur në vitin 2006 në Athinë, si dhe për plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

Shtetasi shqiptar ishte gjithashtu i kërkuar në nivel ndërkombëtar për dy vrasje të tjera në Shqipëri, të ndodhura në tetor 2015 dhe maj 2016. Vdekja e tij në burg vjen pas një historie kriminale të gjatë dhe të njohur ndërkombëtarisht.

PSE U VONUA EKSTRADIMI? / I burgosuri përjetë vr*t Jani Aliaj brenda