DVP Fier – Goditje ndaj paligjshmërisë, disa arrestime dhe procedime penale

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. H., 29 vjeç, banues në fshatin Kafaraj, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin D. M., 42 vjeç, banues në Pogradec, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident rrugor me automjetin që drejtohej nga shtetasi I. L., 54 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec arrestuan shtetasin A. Z., 47 vjeç, banues në fshatin Ngjeqar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. D., 31 vjeç, banues në fshatin Fier-Shegan, pasi shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. L., 30 vjeç, banues në fshatin Mertish, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.