Aksident ne Gjirokaster – Tepelene, humbin jeten 3 te rinje

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Gjirokastër–Tepelenë, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë humbur jetën tre persona, ndërsa një vajzë 20-vjeçare ka mbijetuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Viktimat janë Klejdi Myftari (24 vjeç), Anxhelo Ruci (28 vjeç) dhe Martin Dulaj (26 vjeç), të cilët ndërruan jetë në vendngjarje për shkak të plagëve të rënda të marra nga përplasja e fortë. Ndërkohë, e reja Arsida Demiri (20 vjeçe) u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e Policisë dhe të emergjencës, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve për kujdes maksimal në rrugë.