Kryeministri Edi Rama ka pranuar hapur se para bërjes së tenderit për tunelin e Llogarasë, është takuar me përfaqësues të kompanisë turke, ndërsa shtoi se kjo ishte pjesë e detyrës së tij.
Ai tha në konferencën e përvitshme për mediat, se ai takon përfaqësues të kompanive të huaja, ndërsa i fton ata që të investojnë në Shqipëri.
Pse i keni takuar përfaqësuesit e kompanisë turke në Ankara 2 muaj para se të fitonin tenderin e tunelit të Llogarasë?
Edi Rama: Kam takuar përfaqësues kompanish pafund. I kam takuar që çke me atë punë. I kam thënë ‘hajdeni në Shqipëri’, patjetër, kjo është detyra ime. Por nga kjo, tek pjesa që pas 3 muajsh fitoi tenderin dhe pastaj komenti e fitoi me çmim, e fitoi pa çmim janë si ato të Shvejkut, “unë jam kaq vjeç, mora rrugën për Durrës, sa vjeç ishte gjyshja ime”? Unë nuk hyj tek këto. Dhe përsëris nuk është faji juaj, por mënyra si argumentohet në këtë vend. Prokurimet publike këtu, Shqipëria është njëshi në rajon. Kryetari i KPP është personalitet ndërkombëtar në fushën e prokurimeve, e dini ju që iu ngrit akuzë 1 javë para se të hynte në garë për t’u rizgjedhur. Po të shohësh shifrat e punës së komisionit dhe agjencisë së PP që drejton negociatorja tjetër, janë të vlerësuara ndërkombëtarisht për të gjitha transformimet që kanë bërë. Ju ngrit akuzë dhe u pengua që të hynte në garë për t’u rizgjedhur. Një aset, ka mbaruar shkollën me medalje ari.










