Ballina Shqiperia ime Aksident gjatë natës ne Fushë -Krujë ,ndërron jetë 18-vjeçari

Aksident gjatë natës ne Fushë -Krujë ,ndërron jetë 18-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur gjatë orëve të natës në dalje të Fushë-Krujës. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një 18-vjeçar, i cili ndodhej në mes të rrugës.

Mësohet se automjeti i të riut i ishte fikur dhe ai po përpiqej ta ndizte në momentin kur është përplasur nga një mjet tjetër. Si pasojë e përplasjes së fortë, 18-vjeçari ka pësuar plagë të rënda dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, në gjendje kritike.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i riu nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.