Ballina Shqiperia ime 38-vjeçari me motor humb jetën pas përplasjes me dy automjete

38-vjeçari me motor humb jetën pas përplasjes me dy automjete

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 21:00 në Unazën e Madhe, ku dyshohet se janë përfshirë dy automjete dhe një motomjet. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. Xh., 38 vjeç.

Drejtuesit e automjeteve, shtetasit Gj. L. dhe A. Sh., ndodhen në vendngjarje dhe po bashkëpunojnë me autoritetet për veprimet procedurale. Ndërkohë, Grupi Hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Hetimet vijojnë.