Sipas listës së fundit të agjencisë amerikane Bloomberg, njeriu më i pasur në botë është pronari i kompanive Tesla, SpaceX dhe rrjetit social X, Elon Musk, pasuria e të cilit aktualisht vlerësohet në 449 miliardë dollarë (388 miliardë euro).
– Advertisement –
Themeluesi i kompanisë Oracle, Larry Ellison është në vendin e dytë me 297 miliardë dollarë (256.7 miliardë euro), ndërsa në vendin e tretë është themeluesi i kompanisë Amazon, Jeff Bezos, pasuria e të cilit vlerësohet në 265 miliardë dollarë (229 miliardë euro).
Në vendin e katërt dhe të pestë janë bashkëthemeluesit e Google, Larry Page me 242 miliardë dollarë (209 miliardë euro) dhe Sergey Brin me 226 miliardë dollarë (195.5 miliardë euro).
Themeluesi i Meta, Mark Zuckerberg, është personi i gjashtë më i pasur në botë me 220 miliardë dollarë (190 miliardë euro), ndërsa miliarderi francez Bernard Arnault është i shtati me rreth 191 miliardë dollarë (165 miliardë euro).
Arnault është i vetmi jo-amerikan midis 15 njerëzve më të pasur në botë.
Themeluesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates është në vendin e 15-të të njerëzve më të pasur, me një pasuri të vlerësuar në 117 miliardë dollarë.











