Sipas “Forbes”, Diella nuk është thjesht një projekt teknologjik, por një sistem real që tashmë funksionon në praktikë, duke shënuar një moment historik për administratën publike shqiptare.
Roli i saj është i qartë, theksohet në ketë artikull, të pastrojë tenderët nga ndikimi njerëzor dhe të garantojë transparencë të plotë në prokurimet publike, një fushë ku prej vitesh është kërkuar reformë e thellë.
Artikulli vlerëson se kjo nismë mund të kthehet në model për vendet që duan të forcojnë ekonominë dhe besimin e investitorëve, duke sjellë rezultate të dukshme në qeverisje.
“Forbes” thekson se Shqipëria ka hyrë në epokën e re të inteligjencës artificiale në një moment vendimtar, pikërisht kur hyn në fuqi Akti i Inteligjencës Artificiale i Bashkimit Europian, që vendos standarde të reja për përdorimin e AI-së në administratë.











