Tre ditë para masës “arrest në shtëpi”, Vlora Hyseni u mor në pyetje nga SPAK

Tre ditë përpara se Gjykata e Posaçme të caktonte në mungesë masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ajo rezulton të jetë marrë në pyetje nga SPAK.

Sipas dokumenteve të dosjes, Hyseni ka pranuar gjatë dëshmisë se kishte pasur komunikime të vazhdueshme me biznesmenin Ergys Agasi.

Në deklarimet e saj, ish-drejtoresha e SHISH-it e ka cilësuar Agasin si bashkëpunëtor të shërbimit, duke shpjeguar komunikimet që kishte pasur me të.

Marrja në pyetje e Hysenit nga SPAK është kryer pak ditë përpara vendimit të GJKKO-së për caktimin e masës së sigurisë ndaj saj. Çështja është pjesë e hetimeve të SPAK, ndërsa ndaj ish-kreut të SHISH-it rëndojnë dyshime për veprat penale për të cilat po hetohet në këtë dosje.