Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha në një deklaratë për mediat se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese një ditë më parë, KQZ ka ndërprerë dhe pezulluar çdo veprim dhe përgatitje për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës.
Celibashi theksoi se më 9 nëntor në bazë të dekretit të presidentit, do të shkojnë në zgjedhje të pjesshme 5 bashki, Berat, Vlore, Cërrik, Tepelene dhe Mat.
“Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dje, KQZ ka ndërprerë dhe pezulluar çdo veprim dhe përgatitje për zgjedhjet në bashkinë e Tiranës. Në datën 9 nëntor është e sigurt që do të zhvillohen zgjedhje në 5 bashki, Berat, Vlore, Cërrik, Tepelene dhe Mat. KQZ nuk mund të kryejë asnjë lloj veprimi për përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë”, tha Celibashi.