Drejtoria Vendore e Policisë Fier bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer disa veprime procedurale dhe arrestime për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
- Arrestuan në flagrancë shtetasin J. K., 23 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi;
- Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, pasi në Ballsh, me motomjetin që drejtonte, ka përplasur një shtetase 15 vjeçe, e cila, pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, u largua në banesë.
Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 18 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u konstatua se posedonte doza Cannabisi.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.