Ballina Shqiperia ime UDHËTONI DREJT ZONËS SHENGEN?Nga tetori 2025 hyn në fuqi sistemi i ri...

UDHËTONI DREJT ZONËS SHENGEN?Nga tetori 2025 hyn në fuqi sistemi i ri i hyrje/daljeve (EES)

UDHËTONI DREJT ZONËS SHENGEN?

Nga tetori 2025 hyn në fuqi sistemi i ri i hyrje/daljeve (EES)

Çfarë është EES?

Sistemi i Hyrje/Daljeve (Entry/Exit System – EES) është një sistem elektronik i ri i Bashkimit Europian që regjistron hyrjet dhe daljet e qytetarëve që nuk janë nga BE-ja, çdo herë që kalojnë kufijtë e zonës Shengen.

Si funksionon?

  • Regjistrimi bëhet në pikën e kalimit të kufirit.
  • Merren të dhënat biometrike: një foto dhe gjurmët e gishtave.
  • Procesi zgjat vetëm disa minuta, por mund të ketë pritje më të gjata gjatë periudhave me fluks të madh udhëtimesh.
  • Regjistrimi është i vlefshëm për 3 vjet.

Kujdes me rregullin 90/180 ditë!

Qytetarët nga jashtë BE-së mund të qëndrojnë maksimumi 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore në zonën Shengen.

Sistemi EES do të evidentojë çdo tejkalim të këtij afati dhe mund të sjellë ndalime ose penalitete në të ardhmen.

Këshillë praktike:

Zbatimi i sistemit nuk fillon njëkohësisht në të gjitha vendet Shengen, ndaj informohuni paraprakisht për rregullat e vendit ku po udhëtoni.