Ballina Shqiperia ime Vrasja me th*kë e 40-vjeçarit , arrestohet autori

Vrasja me th*kë e 40-vjeçarit , arrestohet autori

Policia e Tiranës ka zbardhur vrasjen e 40-vjeçarit Hajdar Ismajlgeci, i cili u gjet i vdekur pasi ishte goditur me thikë mbrëmjen e së enjtes pranë shkollës “Azem Hajdari” në Babrru.

Dyshohet se autori dhe viktima kanë qenë së bashku në një lokal ku pasi kanë dalë nga jashtë janë zënë për motive banale ku më pas autori e ka qëlluar me thikë Ismajlgecin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas kqyrjes së kamerave të sigurisë është zbuluar identiteti i tij dhe disa orë më pas është arritur që ai të kapet në qytetin e Durrësit.