Pas takimit të zhvilluar pasditen e së mërkurës në selinë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama është parë së bashku me ministrat dhe deputetët e PS për qarkun e Tiranës duke qëndruar në një kafe pranë godinës së partisë.
Fillimisht, në tavolinën e Ramës kanë qenë të ulur vetëm ministrat, por më pas ai ka ftuar edhe deputetë dhe ish-deputetë që t’i bashkoheshin bisedës, duke marrë vend në të njëjtën tryezë.
Ky takim joformal vjen menjëherë pas mbledhjes zyrtare të strukturave të PS, duke u kthyer në një moment shoqëror mes kreut të qeverisë dhe përfaqësuesve të mazhorancës.










