Ballina Aktualitet Opozita bllokon foltoren, shmangen diskutimet, votohet me 82 vota pro programi qeverisës

Opozita bllokon foltoren, shmangen diskutimet, votohet me 82 vota pro programi qeverisës

Pas kundërshtimeve të ashpra nga ana e opozitës në sallën e Parlamentit, kryetari i seancës Niko Peleshi njoftoi se grupi i Partisë Demokratike, përmes veprimeve të tij, refuzon të dëgjojë programin e qeverisë “Rama 4”.

Si pasojë, grupi parlamentar i Partisë Socialiste vendosi të tërhiqet nga diskutimet dhe kërkoi kalimin e menjëhershëm në votim të programit politik të qeverisë së re.

Porgrami i qeverise Rama 4 u votua me 82 vota me votim elektronik të hapur.

Gjatë tensioneve në seancë, deputeti Gazment Bardhi hodhi letra drejt kryeministrit Rama dhe kryetarit të seancës, Peleshi, si shenjë proteste.