Një tërmet me magnitudë 4.5 sipas shkallës Rihter është regjistruar pak pas mesnate në zonën e Himarës.
Lëkundjet janë shënuar rreth orës 00:35, me epiqendër rreth 6 kilometra në verilindje të Himarës, ndërsa thellësia e tërmetit ka qenë vetëm 5 kilometra.
Për shkak të thellësisë së vogël, lëkundjet janë ndjerë në një zonë më të gjerë, përfshirë Himarën, Sarandën, Vlorën dhe zona të tjera të jugut të vendit.
Tërmeti ka shkaktuar shqetësim te banorët, pasi është regjistruar në një orar kur shumica e tyre ndodheshin në banesa. Disa qytetarë kanë dalë jashtë për shkak të frikës nga lëkundjet.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.










