Kryeministri Edi Rama është takuar me shefin e NATO-s, Mark Rutte, ku diskutuan për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë.
Rama njoftoi ndërtimin e një porti të ri ushtarak në Porto Romano, në kuadër të ‘rilindjes së industrisë shqiptare’.
Ai theksoi gatishmërinë për të bërë gjithmonë më të mirën në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
Edi Rama: Është afërmendsh që është kënaqësi, që ka gjithmonë për të mësuar prej jush. Duam të bëjmë më shumë. Po rinisim rilindjen e industrisë sonë, jemi të prirur të diskutojmë me ju portin e ri ushtarak në Shqipëri, në Porto Romano.Unë besoj se ju jeni njësh, keni energji në mëngjes dhe jeni këtu. Shpresojmë që të bëjmë gjithmonë më të mirën.