Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike në Fier, Enkelejda Veliu, ka apeluar për bashkim të demokratëve, duke deklaruar se vetëm përmes unitetit dhe organizimit mund të rikthehet besimi dhe të forcohet roli i opozitës në qark.
Përmes një mesazhi drejtuar anëtarëve dhe mbështetësve të PD-së, Veliu thekson se demokratët duhet të qëndrojnë të bashkuar në qëllime dhe të palëkundur në qëndrimet e tyre për të përfaqësuar denjësisht qytetarët.
“Fieri ka nevojë për zërin e demokratëve dhe demokratët kanë nevojë për njëri-tjetrin. Unë jam gati të punoj me secilin prej jush”, shprehet ajo.
Më tej, kandidatja për drejtimin e degës së PD-së në Fier nënvizon se synimi i saj është kthimi i besimit te strukturat e partisë dhe shndërrimi i organizimit në një forcë politike më të fuqishme.
“Së bashku do ta kthejmë besimin në bashkim, bashkimin në organizim dhe organizimin në forcën më të madhe politike”, shkruan Veliu ne mesazhin e saj drejtuar antaresise se PD Fier.










