Pas vendimit të Gjykatës Speciale të Hagës, e cila dënoi me gjithsej 81 vite burg ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, në Prishtinë kanë shpërthyer reagimet e qytetarëve.
Qindra protestues janë mbledhur në rrugët e kryeqytetit të Kosovës, duke shprehur pakënaqësinë ndaj vendimit të gjykatës. Në pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes dëgjohen thirrje të vazhdueshme “UÇK, UÇK”, ndërsa qytetarët kanë marshuar me flamuj kombëtarë dhe të Kosovës.
Vendimi i Gjykatës Speciale ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë, ku një pjesë e konsiderueshme e opinionit publik e sheh UÇK-në si forcën që udhëhoqi luftën çlirimtare kundër regjimit serb në fund të viteve ’90.
Protestat në Prishtinë nisën menjëherë pas shpalljes së verdiktit, ndërsa pritet që reagime të tjera politike dhe qytetare të vijojnë edhe në ditët në vijim.










