Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale pas mbërritjes së kroçerës “Voyager of the Seas” në portin e Sarandës.
Balluku ka theksuar se vetëm nga kjo anije luksoze kanë zbritur 3626 pasagjerë, ndërsa porti i Sarandës ka shënuar një rritje prej 21% të fluksit të udhëtarëve në 8 muajt e parë të vitit, krahasuar me një vit më parë.
Sipas saj, mbërritja e kroçerës i shtohet 70 anijeve të tjera të planifikuara për këtë sezon turistik, duke e kthyer Sarandën në një pikë referimi për turizmin detar në vend.