Sot, më 5 Shtator, përpara zyrave të kompanisë Bankers Petroleum në Marinëz, Sindikata e Naftëtarëve zhvilloi një tubim proteste me pjesëmarrjen e qindra punëtorëve.
Në këtë tubim, naftëtarët përcollën kërkesat e tyre kryesore:
- respektimin e të drejtave të punëtorëve;
- rritjen e pagave;
- zbatimin e kontratës kolektive të punës;
- përmirësimin e kushteve të punës;
- miratimin e statusit të naftëtarit.
Protestuesit deklaruan se nuk do të ndalen deri në plotësimin e kërkesave të tyre legjitime.
📢 Ata njoftuan se nesër, më 6 Shtator, në orën 12:00, do të rikthehen sërish në protestë përpara zyrave të kompanisë. Paralelisht, sindikata do të nisë edhe procedurat për grevë, të cilën e konsideron një hap të domosdoshëm për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve.