Ballina Shqiperia ime Policia e Fierit: Shpallet në kërkim autori i pl*gosjes me a*më, arrestohet...

Policia e Fierit: Shpallet në kërkim autori i pl*gosjes me a*më, arrestohet 32-vjeçari që dhunoi prindërit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim shtetasin R. G., 56 vjeç, pasi gjatë mesnatës, në fshatin Çukas, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, në ambientet e lokalit në pronësi të tij, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin R. M., 58 vjeç, (klient), i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e shtetasit R. G.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
-arrestuan në flagrancë shtetasin M. Z., 32 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. K., 41 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se me vetgjyqësi ka kanosur një shtetase 63 vjeçe, për kthimin e një shume parash.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, pasi ka kallëzuar shtetasi Z. B., se në fshatin Zhamë Sektor, në pikën e karburantit në të cilin është i punësuar, një shtetas ka shkuar për të furnizuar automjetin dhe nuk ka kryer pagesën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, pasi ka kallëzuar shtetasi F. S., 44 vjeç, se në fshatin Çermë Porshkë, i kanë vjrdhur automjetin e parkuar në banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.