Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin Shkodër–Lezhë. Një kamion është përmbysur në rrugë duke u përplasur me një automjet, i cili është shkatërruar plotësisht.
Si pasojë e përplasjes humbi jetën shtetasi Altin Lulo, i cili mbeti i bllokuar brenda mjetit. Tre persona të tjerë, Mateo Luli, Laura Luli dhe Hilmi Shkrelaj, ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Shkodrës.
Përmbysja e kamionit ka shkaktuar bllokim të trafikut, duke paralizuar qarkullimin në këtë aks për më shumë se një orë.