Ballina Shqiperia ime Perplasen 2 makina autostradën Fier–Vlorë, trafik i rënduar në zonën e Panajas

Perplasen 2 makina autostradën Fier–Vlorë, trafik i rënduar në zonën e Panajas

Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:20, në autostradën Fier–Vlorë, pranë fshatit Panaja.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Për shkak të aksidentit është krijuar trafik i rënduar në këtë aks, pasi shumë qytetarë po udhëtojnë drejt jugut për fundjavë dhe pushime bregdetare.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për hapjen e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit.