Liderët e G7 u mblodhën dje në Alberta të Kanadasë për të folur për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me luftën në Lindjen e Mesme apo edhe tregtinë.Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni publikoi një foto me presidentin Trump, teksa të dy ishin të ulur në një stol druri duke biseduar.
“Gjatë samitit të G7-ës pata një takim dypalësh me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Diskutuam për çështjet kryesore ndërkombëtare, me një fokus të veçantë në situatën në Iran dhe në Lindjen e Mesme. Gjithashtu trajtuam temën e marrëdhënieve ekonomike midis BE-së dhe SHBA-së, duke theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit transatlantik”, shkruan Meloni.Ndërkohë që gjatë tryezës së mbledhjes një moment i bisedës së saj me Presidentin Macron u bë shumë shpejt viral.
Kryeministrja Meloni u kap nga kamerat duke rrotulluar sytë pasi presidenti francez Emmanuel Macron i pëshpëriti diçka ndërsa qëndronin ulur pranë njëri-tjetrit në tryezën e samitit të G7-ës.
Liderët botërorë u panë teksa përkuleshin drejt njëri-tjetrit, me duart që u mbulonin pjesërisht fytyrat ndërsa pëshpëritnin gjatë ditës së parë të samitit në Alberta, Kanada, të hënën (16 qershor).
Ndërsa Donald Trump po fliste, znj. Meloni dukej e pakënaqur nga një koment i z. Macron, gjë që e shtyu të rrotullonte sytë.
Çifti iu bashkua samitit bashkë me liderët e vendeve të tjera të G7-ës — SHBA, MB, Kanada, Gjermani, Itali dhe Japoni — si dhe përfaqësues të BE-së, ku tregtia ishte “fokusi kryesor”.