Një grua është shoqëruar në polici pasi tentoi të hynte me thikë në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, ajo kishte shkuar për të marrë pjesë në një seancë gjyqësore, por gjatë kontrollit në hyrje, skaneri sinjalizoi praninë e një objekti metalik. Në momentin që iu kërkua verifikimi, gruaja tentoi të largohej drejt daljes së gjykatës, por u ndalua nga efektivët e sigurisë.
Më pas u njoftua policia, e cila konstatoi se bëhej fjalë për një thikë me përmasa të mëdha. Objekti është sekuestruar si provë materiale, ndërsa ndaj gruas po kryhen veprimet procedurale.










