Ballina Bota Greqi/ Arrestohen 3 shqiptarë për vr*sjen e noteres 69-vjeçare!

Greqi/ Arrestohen 3 shqiptarë për vr*sjen e noteres 69-vjeçare!

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar në Greqi për vrasjen e një notereje 69-vjeçare në Zakynthos, ngjarje e ndodhur në shkurt të këtij viti.Sipas hetimeve të zhvilluara nga autoritetet greke, dy burra, baba e bir, dhe një shok i tyre, janë përfshirë në këtë ngjarje tragjike.

Ata e sulmuan noteren në shtëpinë e saj, duke tentuar ta grabisnin, dhe gjatë përpjekjes për të hapur derën, ajo u rrëzua dhe pësoi lëndime fatale.

Një nga autorët, që jetonte në Nemea, ka rrëfyer detaje të ngjarjes gjatë marrjes në pyetje, duke përfshirë udhëtimin drejt Zakynthosit dhe përdorimin e maskave dhe dorezave gjatë sulmit.

Pas ngjarjes, ata u larguan dhe hodhën thikat dhe dogjën rrobat për të fshirë gjurmët. Hetimet janë ende në vazhdim për të sqaruar plotësisht motivet dhe rrethanat e ngjarjes.