Sot më 11.05.2025, Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, SH.T.Z. Silvio Gonzato, zhvilloi një takim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me prokurorët e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe prokurorët e Seksionit të Posaçëm për Zgjedhjet të Prokurorisë Fier.
Gjatë këtij takimi, u diskutua mbi rëndësinë e procesit zgjedhor, rolin e prokurorisë në këtë proces, si dhe rëndësinë e veprimeve hetimore të shpejta dhe efektive.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh vullnetin e plotë dhe gatishmërinë për evidentimin dhe hetimin e menjëhershëm tërasteve që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve.