Protestuesit tentojnë të fusin koshin e mbeturinave në Kuvend: Këtu e keni vendin!

Tensione para Kuvendit, protestuesit tentojnë të fusin një kosh mbeturinash në hyrje të Parlamentit

Një moment tensioni është regjistruar gjatë protestës së zhvilluar sot para Kuvendit, kur disa protestues tentuan të fusnin një kosh mbeturinash në hyrje të Parlamentit.

Ndërhyrja e forcave të policisë ndaloi protestuesit, ndërsa në zonë pati thirrje të forta kundër politikës dhe institucioneve.

“Këtu e keni vendin”, dëgjohej të thoshin protestuesit, ndërsa të tjerë brohorisnin “Parlamenti në kosh!” dhe “Rama n’kosh, Berisha n’kosh!”.