Ballina Shqiperia ime Sekretari i QV-së merr me vete vulën, bllokohet procesi i votimit ne...

Sekretari i QV-së merr me vete vulën, bllokohet procesi i votimit ne Topoje ,Fier: Kishte parregullsi dhe u largova

Në mesditë sekretari i Qendrës së Votimit 3209/1 në Topojë të Fierit, ka marrë edhe vulën me vete duke bllokuar procesin e votimit. Pas disa momentesh tensioni, në një intervistë për T/CH ,sekretari tregon se u udhëzua nga strukturat e PD që përfaqëson në komision për të vepruar në atë formë.

“Kishte votime familjare, patronazhistë ndaj u largova, mora udhëzimin e strukturave”-tha ai.