WHAT'S NEW
Eurodeputetja italiane, Ilaria Salis i bashkohet protestës
ACCESSORIES
Eurodeputetja italiane, Ilaria Salis i bashkohet protestës
Aksident në rrugën drejt Orikumit, përplasen automjeti dhe motori
WINDOWS PHONE
Eurodeputetja italiane, Ilaria Salis i bashkohet protestës
ARTIKUJT E FUNDIT
Eurodeputetja italiane, Ilaria Salis i bashkohet protestës
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis i është bashkuar zyrtarisht protestës masive të qytetarëve shqiptarë, duke përcjellë një mesazh të fortë solidariteti dhe mbështetjeje nga politika evropiane. Prania e saj në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është pritur me entuziazëm të madh, mes duartrokitjeve dhe ovacioneve të mijëra protestuesve të mbledhur në shesh. E njohur ndërkombëtarisht për angazhimin e saj në mbrojtje të të...
Aksident në rrugën drejt Orikumit, përplasen automjeti dhe motori
Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin drejt Orikumit, ku janë përfshirë një automjet dhe një motor. Sipas të dhënave paraprake, dy mjetet janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar lëndimin e lehtë të drejtuesit të motorit. Ai ka marrë ndihmën e parë në vendngjarje dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Përplasja ka shkaktuar gjithashtu dëme materiale të...
Zjarre në periferi të Vlorës, flakët rrezikojnë banesat
Periferia e qytetit të Vlorës është përfshirë nga disa vatra zjarri, të cilat janë përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë. Flakët janë afruar pranë zonave të banuara, duke shtuar rrezikun për banesat dhe duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës. Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen...
Protestë me 15 pjesëmarres në Triport, kundër TEC-eve lundruese
Në zonën e Triportit në Vlorë u zhvillua protesta e thirrur nga shoqëria civile kundër pranisë së TEC-eve lundruese dhe gardheve rrethuese të vendosura në këtë hapësirë. Pavarësisht thirrjeve të bëra më herët në rrjetet sociale për pjesëmarrje masive, në tubim morën pjesë vetëm rreth 15 qytetarë. Për shkak të rëndësisë së objektit, zona ishte nën masa të shtuara sigurie,...
Tentoi të v*iste nënën e bashkëjetueses, duke e g*ditur me makinë, arrestohet i riu
NJOFTIMI I POLICISEFinalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”. Tentoi të vriste, duke e goditur me automjet nënën e bashkëjetueses, duke i shkaktuar dëmtime trupore, dhe u largua nga vendi i ngjarjes, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari. Sekuestrohet automjeti i përdorur në ngjarje. Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Lezhë, në bashkëpunim me...
Masa të rrepta sigurie në Vlorë, mbi 200 efektivë policie para protestës kundër TEC-eve lundruese
Vlora është vendosur nën masa të shtuara sigurie këtë të shtunë, në prag të protestës së paralajmëruar nga shoqëria civile kundër vendosjes së TEC-eve lundruese në zonën e Triportit. Mbi 200 efektivë policie janë dislokuar në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë tubimit. Në operacion janë angazhuar forcat e rendit, Njësia “Shqiponja”, Njësia Delta, si edhe Forcat e...
Europa “digjet” nga vala ekstreme e të nxehtit, temperatura rekord dhe qindra viktima
Vala ekstreme e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po shkakton pasoja të rënda në shëndetin publik, transport, energji dhe mjedis, ndërsa autoritetet në disa vende kanë anuluar aktivitete masive për shkak të rrezikut të lartë. Në Gjermani u regjistrua temperatura më e lartë e matur ndonjëherë, 41.3 gradë Celsius në Saarbrücken, pranë kufirit me Francën. Rekorde të reja të...
Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029
Procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor duket se po hyn në një fazë të re, me Shqipërinë që renditet mes vendeve kryesuese në rrugën drejt anëtarësimit. Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se ritmi i zgjerimit të unionit është përshpejtuar ndjeshëm dhe se brenda mandatit të saj, i cili përfundon në vitin 2029, Bashkimi...


























