Në vijim të informacionit të dhënë më datë 26.06.2023, për largimin nga banesa të shtetases S. H., 37 vjeçe, ju informojmë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier bënë të mundur gjetjen e kësaj shtetaseje. 37-vjeçarja është në gjendje të mirë shëndetësore.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.