Alfonso Kola, 33-vjeçari shqiptar i vrarë me thikë mbrëmë jashtë një lokali në Calcinato ka ndërruar jetë gjatë natës. Ai kishte mbërritur në spital në kushte të rënda dhe nuk mundi të mbijetonte, pavarësisht se i ishte nënshtruar një operacioni delikat.
Një person është në arrest për vrasjen. Bëhet fjalë për Petrit Gegën, 52 vjeç, bashkatdhetar i viktimës, që dyshohet se ishte sulmuesi i tridhjetë vjeçarit dhe u ndalua nga karabinierët pasi ishte arratisur.