26-vjeçari me “Jeep” përplaset me një mjet tjetër, 4 të lënduar

26-vjeçari me “Jeep” përplaset me një mjet tjetër, 4 të lënduar

371
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur në Dibër, ku katër persona kanë mbetur të lënduar. Burime zyrtare të policisë thonë se shkak u bë humbja e kontrollit të automjetit nga një 26-vjeçar, i cili për pasojë u përplas me një tjetër makinë. Të lënduarit ishin pasagjerë. Ndërkohë policia vuri në pranga shoferin 26-vjeçar.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin F. D., 26 vjeç, banues në Burrel, pasi duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti që ai drejtonte është përplasur me një automjet tjetër. Nga përplasja e automjeteve kanë mbetur të lënduar lehtë 4 shtetas (pasagjerë)”, thuhet në një njoftim për mediat.

S'KA KOMENTE