Fier/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 8...

Fier/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 8 të tjerë, 

420
SHPËRNDAJE

DVP Fier/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 8 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te inteligjenca policore dhe të kryera në kuadër të planit operacionial të koduar “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë zbuluan një tjetër lokal ku viheshin baste sportive, me celularë. Në lokalin në pronësi të shtetasit B. O., 33 vjeç, në lagjen “Kongresi”, u konstatuan shtetasit E. A., 55 vjeç dhe E. D., 40 vjeç, teksa vinin baste sportive, me celularë. Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për të 3 këta shtetas, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 celularë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin në kërkim A. M., 50 vjeç, banues në Cakran, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 31.01.2024, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin V. K., 59 vjeç.

Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi K. I., 25 vjeç, banues në fshatin Libofshë, pasi dyshohet se ka vjedhur një aparat celular, në një banesë.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. V., 49 vjeç, A. B., 40 vjeç, B. Gj., 45 vjeç, P. K., 40 vjeç dhe L. F., 67 vjeç, të pestë banues në Fier, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë, duke kryer punimi ndërtimi, pa leje, në banesën e shtetasit S. V.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë kapën dhe ndaluan shtetasin L. Xh., 50 vjeç, banues në fshatin Ferras, i cili ishte shpallur në kërkim nga DVP Kukës, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Dhunimi i banesës”. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Kukës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE