Vrau kolegun brenda komisariatit në Tiranë, dënohet me 35 vite burg Ludjan...

Vrau kolegun brenda komisariatit në Tiranë, dënohet me 35 vite burg Ludjan Zaimi

66
SHPËRNDAJE

Ludjan Zaimi, polici që vrau kolegun tek komisarjati 3 është dënuar me 35 vite burg ditën e sotme.

Sipas deklarimeve viktima, Ccaush Saliasi e bullizonte Zaimin dhe kjo ka qenë edhe arsyeja që ai shkon deri në këtë veprim ekstrem.Ludjan Zaimi, efektivi 25- vjeçar që nuk duroi dot shakatë e talljet e kolegut të tij Çaush Saliasi dhe e vrau në derën e komisariatit numër tre.

Për viktimën, Zaimi ka thënë se fillimisht ka pasur marrëdhënie shoqërore me të, por më pas janë konfliktuar.

Ekspertiza mjekoligjore është parë e nevojshme pasi në banesën e Zaimit janë gjetur edhe medikamente që përdoreshin për kurim prej tij, për shkak të probleme psikike që kishte shfaqur. Ai kurohej me antidepresantë “seroquel”, medikament që përdoret për të kuruar çrregullime dhe probleme të tjera të rënda të shëntit mendor, si skizofrenia e çrregullime bipolare.

Zaimi e kishte planifikuar vrasjen e kolegut që shërbente për më shumë se 20 vjet në radhët e Policisë së Shtetit. Prej kohësh ai ankohej për daljen në shërbim me të, tregonte se Saliasi e bullizonte, e shante, e quante ‘qorr’ dhe nuk ia kursente as personat e familjes. Por, të gjitha këto ankesa, kishin rënë në vesh të shurdhër. Situata kishte vijuar e tillë deri më 23 maj, ditë kur po bëhej instruktazhi. Pamjet e rënda që u publikuan në media treguan se si Saliasi la sallën e u ul në shkallën pranë derës së komisariatit. Fill pas tij, doli 25-vjeçari Zaimi. Pas pak sekondash, i riu nxjerr armën dhe nis të qëllojë pa ndalim në drejtim të 55-vjeçarit. Pavarësisht se ky i fundit tentoi të mbrohej, nuk ia doli dot. Mori plumbat në pjesë të ndryshme të trupit në sy të të paktën nëntë kolegëve që i vetmi veprim që bënë ishte të ngrinin duart lart.

S'KA KOMENTE