Permirsim ne monedhen europiane ndërsa Dollari dhe Paundi regjistrojnë rënie!

Monedha europiane ka rikuperuar pikë këtë të martë teksa është blerë sot me 114 lekë dhe është shitur me 114.5 lekë në raport me një ditë më parë sipas kursit të këmbimit lokal.

Dollari amerikan ndërkaq edhe pse po forcohet disi mëngjesin e sotëm ka pësuar një zbritje të vlerës gjatë natës duke u blerë sot me 106.5 lekë dhe duke u shitur me 107.3 lekë nga dita e djeshme.

Paundi britanik blihet sot me 128.8 lekë dhe shitet me 130.2 lekë duke shënuar një rritje të kuotës në raport me ditën e hënë referuar tregut të brendshëm valutor.

Franga zvicerane sakaq shfaqet e stabilizuar në 116 lekë në blerje dhe në 117 lekë në shitje duke mos pasur luhatje të konsiderueshme të vlerës nga dita e djeshme.

Qeveria, “OK” centralit eolik ne Vlore

Qeveria ka miratuar ndërtimin e një parku të prodhimit të energjisë nga era në Tragjas të Vlorës, teksa fuqia e instaluar e centralit është 3 MW. Sipas vendimit, afati i vënies në punë të centralit duhet të jetë brenda 36 muajsh, ndërsa afati i operimit 49 vjet nga hyrja në fuqi e vendimit.

Centrali nuk është objekt koncesioni, ndërkohë që kompania duhet t’i japë falas, në formë rente, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare.

Gjithsesi, përpara vënies në funksion kompania “SUNPRO” duhet të pajiset me të gjitha licencat dhe lejet, përfshirë atë të mjedisit.

Energjia e prodhuar nga era nuk është e shfrytëzuar ende në vendin tonë, ndonëse interesi i investitorëve nuk ka munguar, duke qenë se vetëm vitet e fundit një numër i konsiderueshëm aplikimesh është depozituar pranë Ministrisë së Infrastrukutrës dhe Energjisë.

Po ashtu, rreth 2 vjet më parë Enti Rregulaltor i Energjisë rishikoi licencat e dhëna para një dekade, duke vendosur revokimin e 3 prej tyre dhe rinovimin për 3 licenca të tjera. Gjithsesi, kompanitë mbajtëse të tyre, ende nuk kanë finalizuar ndërtimin e parqeve eolike, ndërkohë që edhe një ankand i hapur nga MIE është ende në fazë zhvillimi.

/ SCAN

PD jashtë zgjedhjeve, Alibeaj: Vendimi i Celibashit i ndikuar politikisht

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me vendimin e kryetarit të KQZ, Ilirjan Celibashi për të mos regjistruar partinë më të madhe opozitare në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Alibeaj shkruan se Celibashi i mori këtë vendim pasi është ndikuar politikisht nga aktorë të tjerë të politikës.

Ai shton se ky vendin do të ankimohet në KAS dhe premton se ata që duan ta dëmtojnë PD nuk do t’ia dalin.

Postimi i plotë:

Vendimi i paralajmëruar i Komisionerit të Zgjedhjeve është qartas i ndikuar politikisht nga aktorët politikë të interesuar që PD të mos regjistrohet në procesin e zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Sikundër e deklaroi dhe publikisht, zoti Celibashi e ka të pamundur të ndajë opinionet dhe tifozerinë personale nga faktet juridike. Për pasojë, vendimi i tij e zgjat pa fund dhe pa arsye të qenësishme regjistrimin e PD. Dukshëm, e madje deri në kufijtë e groteskut, komisioneri nisur vetëm për shërbim politik ndaj kundërshtarëve të PD, vendos ta përjashtojë nga zgjedhjet. Siç ndodhte këtu e 32 vjet më parë, kur ishte partia në pushtet ajo që lejonte ne zgjedhje vetëm satelitët e saj. Kjo marrëzi politike, si 32 vjet më parë, i ndodh sot Shqipërisë kur është vend i NATO-s dhe synon të jetë anëtar i BE-së!

Megjithëkëtë e si përherë do të vijojmë rrugën ligjore për të finalizuar përfaqësimin e PD në 14 maj. Çdo artificë ligjore apo arsye e stisur politike dhe aspak ligjore është thjesht rruga e dëshpëruar që zgjatime të politikës së vjetër në institucione kushtetuese të pavarura kanë zgjedhur për të na penguar në rrugën tonë. Nuk do ia dalin!!

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve në vend

Vendim i Bordit të Transparencës 14.03.2023:

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 14 Mars 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.
Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 13.03.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 829, -30 nga data 7.03.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 790, -29 nga data 7.03.2023, $/Ton.Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje në 107.25(-0.76 nga data 7.03.2023).
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 186 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 174 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 76 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 64 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 95 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi në datë 14Mars 2023, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Shoqërohet në polici efektivi i RENEA-s, kapet me 113 mijë euro në makine

DVP Tiranë

Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” operacioni policor i koduar “Fast”, falë inteligjencës informative.

Vihet në pranga për pastrim të produketeve të veprës penale, fshehje e të ardhurave dhe shpërdorim detyre një 43-vjeçar, punonjës policie në Repartin Renea.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale shuma të madhe në euro, paund e lekë shqiptare.

Mesditën e sotme, falë inteligjencës informative se një shtetas (punonës police), qarkullonte me automjet tip “Audi” dhe kishte me vete sasi të konsiderueshme parash, menjëherë shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fast”.

Në kuadër të këtij operacioni, te Kodra e Diellit, shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja kanë konstatuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë automjetin e dyshuar sëbashku me drejtuesin e tij shtetasin Altin Morina 43 vjec, banues në Tiranë, me detyrë Shef i Stërvitjes te Reparti Special Renea.

Gjatë kontrollit dhe kryrjes së automjetit rezultoi se në serdiljen e pasagjerit, në vendin e parë të automjetit, ndodhej një qese plasmasi brenda të cilës kishte lekë, euro dhe paund.

Nga numërimi rezultoi se në qesen e palsmasit kishte rreth 113 mijë euro, rreth 290.00 lekë të rinj dhe 80 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për vepra penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

KQZ nuk regjistron PD në zgjedhje

Indrit Sefa ka dhënë një deklaratë për mediat në lidhje me vendimin e KQZ të bërë publik pak më parë.
“Deklarata solemne që pretendon komisioneri: Angazhimi solemn se do refuzohet pjesëmarrja në blerjen e votës , angazhohemi të zbatojmë rregullat. Ku e ka që kryetari i partisë merr angazhim personal?
Komisioneri për më shumë se 8 ditë mban pezull shqyrtimin e kërkesës së PD, ka shtyrë afatet qëllimisht. Për të ndikuar drejtpërdrejt. Një pjesë e politikës janë 30 vite që qeverisin bashkë dhe komisioneri është produkt i asaj politike, ai e di mirë kujt I shërben.

Komisioneri i la vetes dhe PD 48 orë kohë për të plotësuar të metat, iu bë e qartë nga ne se nuk kishte asnjë problematikë. Në atë moment ai kishte detyrim të mblidhte publikisht dhe të kishte vendimmarrje.
I thashë komisionerit në mënyrë të përsëritur që kërkesat e vendimmarrjet të veçoheshin. Ndërsa ai në mënyrë të çuditshme i bashkoi dy ankesa.

Të gjitha veprimet e komisionerit janë politike që nuk i shërbejnë procesit”, ka deklaruar ai.

Qytetarët dynden në Elbasan për Ditën e Verës, trafik i rënduar në hyrje të qytetit

Elbasani është kryeqendra e festimeve për Ditën e Verës. Edhe pse në mesditë, shumë qytetarë kanë vendosur të udhëtojnë në drejtim të Elbasanit me automjetet e tyre, duke bërë që të bllokohet hyrja e qytetit.

Festa pagane, ka nisur prej dy ditësh në qytetin e traditës, por festimet e shënojnë kulmin me datë 14, që konsiderohet edhe si dita e verës. Aktivitetet janë të larmishme duke nisur nga koncertet dhe te karnavalet

Pranga 42-vjeçarit në Greqi,kercenoi me arme ish-partneren shqiptare

Policia greke ka nisur hetimet për një rast dhunimi dhe kërcënimesh të vazhdueshme, pas denoncimit të një shtetaseje shqiptare. 

Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për një 34-vjeçare, e cila ka denoncuar ish-partnerin e saj 44-vjeçar, dhe ky shqiptar, se e ka goditur me armë dhe e ka kërcënuar se do i publikonte disa foto të saj nudo.

Sipas kallëzimit, i cili është dorëzuar të shtunën, pasditen e së premtes ish-partneri i është afruar me makinën e tij 34-vjeçares, teksa ajo po ecte me miqtë e saj dhe ka nxjerrë armën, ndërsa e ka kërcënuar. 44-vjeçari u arrestua po atë ditë, ndërsa dorëzoi dhe armën me të cilën kishte kërcënuar ish-partneren.

Autori i dyshuar ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij nga 34-vjeçarja dhe ka bërë padi ndaj saj për kallëzim të rremë. Mirëpo, ndaj tij është ngritur shkresa për shkelje të ligjit për armët, kanosje dhe pornografi hakmarrëse.