Fier/Goditi dhe i theu celularin gazetares, kapet dhe vihet në pranga 50-vjeçari.

Fier/Goditi dhe i theu celularin gazetares, kapet dhe vihet në pranga 50-vjeçari.

3731
SHPËRNDAJE

Fier/Goditi për shkak të detyrës, operatorin e një emisioni investigativ dhe i theu celularin gazetares, kapet dhe vihet në pranga 50-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, sapo kanë marrë njoftim se në lagjen “15 Tetori”, Fier, në një zyrë noterie, një shtetas kishte goditur operatorin e emisionit investigativ “Stop” dhe i kishte thyer celularin gazetares së këtij emisioni, menjëherë kanë organizuar punën duke identifikuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier, shtetasin I. Y.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin I. Y., 50 vjeç, banues në Fier, ish-bashkëshorti i noteres, shtetases A. H.

Ky shtetas, ditën e sotme, në lagjen “15 Tetori”, Fier, në zyrën e noterisë të shtetases A. H. (ish-bashkëshortja e tij), kur ka parë operatorin dhe gazetaren e emisionit “Stop”, që po filmonin në zyrën e noteres, ka goditur operatorin dhe i ka thyer celularin gazetares, me pretendimin se nuk duhet të filmonin dhe duhet të dilnin nga zyra e noteres. Operatori dhe gazetarja kanë qenë duke ndjekur ankesën e një qytetari, për noteren A. H.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për sigurinë e gazetarëve dhe krijimin e kushteve për të kryer detyrën të pacenuar dhe në këtë kuadër apelon për të respektuar punën dhe profesionin e gazetarit, pasi çdo veprim i kundërligjshëm ndaj gazetarëve, do të ndëshkohet me rreptësinë e ligjit.

S'KA KOMENTE