Reduktohet numri i të rinjve në Shqiperi

Numri i fëmijëve dhe adoleshentëve në vend po vjen në ulje konstante, duke reflektuar si plakjen e popullsisë, ashtu dhe rënien e lindshmërisë.

INSTAT ka publikuar “Treguesit e Mirëqenies së Fëmijëve, Adoleshentëve dhe të Rinjve në Shqipëri Të dhëna mbi periudhën kohore 2017-2021”.

Popullsia e Shqipërisë, më 1 janar 2021, rezulton 2.829.741 banorë, nga të cilët 579.203 janë fëmijë (0-17 vjeç). Si rezultat i rënies së popullsisë me 1,6%, gjatë pesë viteve të fundit (2017-2021), edhe numri i kësaj grupmoshe ka ardhur duke u zvogëluar, duke shënuar çdo vit mesatarisht 3% fëmijë më pak.

Pesha që zënë grupmoshat e popullsisë 10-19 vjeç (adoleshentë) dhe 15-29 vjeç (të rinj) ndaj popullsisë gjithsej, rezulton përkatësisht 12,4%, dhe 22,7%. Në krahasim me vitin 2017, pesha e këtyre grupmoshave është gjithashtu në rënie

Në nivel qarku, pesha që zënë fëmijët rezulton më e lartë në Kukës (24,7% të popullsisë së qarkut), ndërsa më e ulëta në Vlorë (18,3%). Gjatë pesë viteve të fundit (2017-2021), numri i fëmijëve ka ardhur duke u ulur gradualisht në të gjitha qarqet, me uljen më të ndjeshme në Gjirokastër dhe Berat (24% dhe 20% përkatësisht). Ndërsa Tirana dhe Durrësi kanë uljen më të vogël (përkatësisht 3% dhe 6%), krahasuar me fillimin e periudhës, ndihmuar kjo edhe nga prurjet e migrimit të brendshëm, që i ka kthyer tashmë në dy qarqet me përqendrimin më të lartë të popullsisë së vendit.

Projeksionet e popullsisë, të ndërtuara për vitet 2019-2031, tregojnë se, në vitin 2021 popullsia përkon me skenarin e rritjes së ulët, ku vdekshmëria dhe migrimi janë të larta, ndërsa lindshmëria e ulët. Projeksionet e popullsisë me këtë skenar, parashikonin për një popullsi prej 2.841.549. Nëse do të ndiqet ky skenar, në vitin 2031 përqindja e grupmoshës 0-17 vjeç ndaj totalit të popullsisë, pritet të bjerë në 17,7%.

Gjatë vitit 2021, kanë lindur rreth 27.2 mijë foshnja (12% më pak se në vitin 2017), ndërsa kanë vdekur rreth 30.5 mijë individë. Si rrjedhojë, shtesa natyrore e popullsisë (diferenca midis lindjeve dhe vdekjeve), në këtë vit, është rreth -3.3 mijë banorë. Në 2021, koeficienti bruto i lindjeve, që shpreh numrin e lindjeve të gjalla me popullsinë mesatare për 1.000 banorë të të njëjtit vit, ishte rreth 9,7, duke shënuar rënie krahasuar me vitin 2017, kur ishte 10,7 lindje për 1.000 banorë

Lindin më pak foshnje femra

Në 2021, lindshmëria te femrat 15-19 vjeçe ishte 12,1 foshnja të lindura për çdo 1.000 femra të kësaj grupmoshe. Ky tregues ka pësuar rënie krahasuar me vitin 2017, kur shënonte 16,3 për këtë grupmoshë

Numri mesatar i viteve që një i porsalindur sot pritet të jetojë (viti 2021), nëse vazhdojnë normat aktuale të vdekshmërisë, është 74,4 vjet për meshkujt dhe 78,7 vjet për femrat, duke vazhduar trendin zbritës të vitit 2020, në krahasim me periudhën 2017-2019 (Figura 5).

INSTAT thotë se ky botim përfaqëson pikënisjen e asaj që institucionet përgjegjëse shtetërore dhe jo- shtetërore që operojnë në fushën e të drejtave të fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve pritet të bëjnë, duke i vendosur këto statistika zyrtare në kontekstin e duhur. Përdorimi i tyre në kuadër planifikues, monitorues, vlerësues, do të luajë rol thelbësor në sjelljen e ndryshimeve konkrete në jetët e fëmijëve, adoleshenteve dhe të rinjve në vend.

INSTAT thekson se Statistikat e shëndetësisë me në qendër fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë në Shqipëri, janë shumë të rëndësishme për marrjen e vendimeve dhe për planifikimin e shërbimeve shëndetësore.

Me pak nxënës po regjistrohen në shkolla; Rreziku i rritjes së analfabetizmit

Arsimi është baza e zhvillimit të çdo kombi. Sa më i arsimuar, aq më shumë shanse ka qe ekonomia e një vendit të rritet, të përparojë në drejtim të teknologjisë dhe inovacioneve, duke përmirësuar mirëqenien e qytetarëve të saj dhe duke garantuar një zhvillim të qëndrueshëm për gjeneratat.

Por, në Shqipëri, për fat të keq po bëhen hapa prapa. Të dhënat e INSTAT, në një publikim të fundit “Treguesit e Mirëqenies së Fëmijëve, Adoleshentëve dhe të Rinjve në Shqipëri Të dhëna mbi periudhën kohore 2017-2021” japin një situatë alarmante. Jo vetëm që numri i të rinjve po vjen gjithnjë në rënie, në raport me peshën totale të popullsisë, por edhe ata të rinj që janë po regjistrohen më pak në arsimin bazë 9 vjeçar, që është i detyrueshëm.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se Raporti Neto i Regjistrimit (NER), i cili llogaritet vetëm për arsimin parauniversitar ka ardhur në rënie të ndjeshme, me 4.5 pikë përqindje në vitin shkollor 2020-2021 në krahasim me 2017-2019.. Ky raport tregon shkallën e mbulimit në një nivel të caktuar të arsimimit të fëmijëve, që i përkasin grupmoshave zyrtare që korrespondojnë me nivelin përkatës të arsimit.

Për vitin 2021-22, u regjistruan në arsimin bazë 9-vjeçar 92% e nxënësve të grupmoshës 6-14 vjeç, në krahasim me popullsinë përkatëse (të grupmoshës 6-14 vjeç), përkundrejt 96,5% në vitin shkollor 2017-2018.

Rënia më e fortë është shënuar te femrat, nga 95.6% e tyre që u regjistruan në arsimin bazë 9 vjeçar në 2017, kjo peshë zbriti në 89.5% në 2021. Për meshkujt rënia është pak më e lehtë, nga 97.4%, në 94.4% për të njëjtën periudhë.

Prof. Dr. Myqerem Tafaj, ish ministër i Arsimit tha për “Monitor” se përkeqësimi i Raportit Neto të Regjistrimit në arsimin parauniversitar vjen kryesisht nga dy faktorë:

-Së pari, emigrimi i familjeve që kanë fëmijë në arsimin e detyruar si dhe i atyre në moshën e arsimit të mesëm, ndërkohë që ata vijojnë të figurojnë në regjistrat e gjendjes civile. “Fatkeqësisht vihet re një përkeqësim më i madh i treguesve të shkollimit, jo vetëm në arsimin e mesem, por edhe atë të  detyruar, të vajzave.

-Së dyti, ky ndikim shfaqet sa më shumë largohemi nga viti 2011, që është viti kur është kryer Censi i fundit i regjistrimit të popullsisë.

Prof. Dr. Tafaj pohon se rreziku i kësaj situate është që të kemi rritje të numrit të të rinjve, që nuk kanë kryer as arsimin e detyruar, çka do të ulë nivelin mesatar të shkollimit në vend. Ai shton se kjo do të çojë në rritjen e numrit të analfabetëve në vend, sidomos të shtresave me të ardhura të ulta dhe të varfra, si dhe zgjerimin e hendekut në shkollimin midis zonave urbane dhe atyre urbane. “Të dhënat e disa qarqeve e konfirmojnë këtë trend”, pohon ai.

Numri i të diplomuarve në arsimin bazë pothuajse është përgjysmuar 

Sistemi arsimor në vend, kërkon që e gjithë popullsia banuese të përfundojë arsimin nëntëvjeçar, duke përfshirë këtu pesë vitet e ciklit të ulët (klasa 1-5) dhe katër vite në ciklin e lartë (klasa 6-9), si pjesë e arsimit bazë.

Sipas INSTAT, Gjatë vitit shkollor 2020-21, në arsimin bazë u diplomuan rreth 32 mijë nxënës, nga të cilët 52,9% djem dhe 47,1% vajza. Po në këtë vit shkollor, në arsimin e mesëm u diplomuan rreth 31 mijë nxënës, ku vihet re një ulje e lehtë e numrit të nxënësve që marrin diplomë të arsimit të mesëm krahasuar me vitin paraardhës. Nxënësit e diplomuar në arsimin e mesëm sipas gjinisë, ndahen në 47,3% djem dhe 52,7% vajza.

Të dhënat e tjera të serive kohore të INSTAT tregojnë se numri i të diplomuarve në arsimin bazë pothuajse është përgjysmuar në krahasim me 2004-n, kur është shënuar dhe numri më i lartë i atyre që kanë mbaruar arsimin fillor, me gati 60 mijë nxënës. (shiko grafikun: Numri i nxënësve të diplomuar me dëftesë lirimi, arsimi 9 vjeçar, 1991-2021).

Sistemi arsimor para- universitar po preket rëndë nga flukset e larta të emigracionit në mosha të reja. Në vitin 2021 u regjistrua dhe niveli më i lartë i të larguarve neto nga vendi në një dekadë, me gati 33 mijë persona që ikën pa kthim. Ritmet e ikjes u përshpejtuan ndjeshëm pas frenimit në periudhën e pandemisë, në 2020-n.

Popullsia e Shqipërisë filloi të ulet që nga viti 1990, si pasojë e një emigracioni masiv. INSTAT vlerëson se gjatë viteve 2011-2021 vlerësohet se mesatarisht 42 mijë persona emigruan çdo vit. Sipas anketave të INSTAT arsyet kryesore për emigracionin kanë të bëjnë me mundësi më të mira për punë, arsim dhe kujdes shëndetësor. Grup-mosha e popullsisë 0-14 vjeç ka rënë nga 21,6 % në vitin 2011 në 16,3 % në 2022.

Përveç emigracionit sistemi arsimor në qarqe është ndikuar rëndë edhe nga migrimi i brendshëm. Zhvendosja e popullsisë në Rajonin e Qendrës ka ulur numrin e nxënësve në qarqe dhe rritur numrin e klasave kolektive, të cilat cenojnë cilësinë e nxënies.

Pas gjysem shekulli ,4 astronautë do fluturojnë drejt Hënës


NASA njoftoi të hënën katër astronautët, tre amerikanë dhe një kanadez, të cilët do të udhëheqin misionin Artemis II në Hënë vitin e ardhshëm, duke i bërë ata ekipin e parë hapësinor të Amerikës së Veriut që fluturon drejt Hënës që nga viti 1972.

Katër astronautët janë: Specialistja e misionit Christina Koch, një pjesëmarrëse e shëtitjes së parë në hapësirë.
Specialisti i misionit Jeremy Hansen, një ish-pilot avion luftarak dhe anëtar i Agjencisë Kanadeze të Hapësirës (CSA), Pilot Victor Glover, një pilot për misionin SpaceX Crew-1, Komandanti Reid Wiseman, shefi i astronautëve të NASA-s.

Misioni Artemis II do të jetë fluturimi i parë me ekuipazh i programit Artemis dhe është planifikuar për jo më herët se nëntori 2024. Gjatë misionit 10-ditor, katër astronautët do të udhëtojnë rreth hënës – por jo të zbresin në të, për të testuar aftësitë e eksplorimit të thellë të hapësirës dhe mbështetjes së jetës së anijes kozmike Orion. Më pas ata do të kthehen në tokë.

Sipas NASA-s, fluturimi testues do t’i hapë rrugën agjencisë për të kryer uljet e ardhshme në hënë dhe për të sjellë gruan e parë dhe personin e parë me ngjyrë në Hënë. Por qëllimi përfundimtar është fillimi i testimit të teknologjisë që një ditë mund të çojë një mision me ekuipazh në Mars.

Misioni i vitit të kaluar Artemis I ishte një fluturim provë pa pilot për të kontrolluar nëse anija kozmike Orion plotësonte kërkesat e sigurisë, të tilla si përballimi i vakumit të hapësirës dhe rihyrja në atmosferën e Tokës. Misioni përjetoi disa përplasje teknike, por u konsiderua i suksesshëm dhe i sigurt për Artemis II.
Hera e fundit që astronautët e NASA-s u kthyen nga Hëna ishte për misionin Apollo 17 në dhjetor 1972.

40-vjeçari plagos me thike dhëndrin dhe vjehrrin, detajet e sherrit

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e 3 personave në një lokal në zonën e Laprakës. Mësohet se dy nga të plagosurit janë identifikuar si Viktor Rrapollari dhe Masimo Sorvilo, dhendri me vjehrrin.

64 vjeçari Viktor Rrapollari mësohet se ka marrë një goditje me thikë në zemër dhe ndodhet në intubim, në gjendje të rëndë për jetën.

E lënduar ka mbetur edhe vajza e tij 40 vjeçare.

Ngjarja ndodhi këtë mbrëmje në Laprakë ku Elton Mergjyshi, 40 vjeç është afruar në tavolinën ku ishin ulur dhe i ka qëlluar me thikë.Më pas është larguar nga vendngjarja. Ai është shpallur në kërkim, ndërsa të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës. Ende nuk dihet gjendja e tyre shendetesore.

Sherr mes disa personave në një lokal , plagosen 3 persona

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.03.2023, në Laprakë, në një lokal, shtetasi E. Gj., 40 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit V. Rr., 64 vjeç, R. Rr., 40 vjeç dhe shtetasin M. M., 47 vjeç. Si pasojë 3 shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po kontrollojnë në zonë për kapjen e autorit.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Berisha hap “podcastin” e tij dhe fton Ramën në debat

Dy liderat më të mëdhenj të politikës shqiptare në këto 32 vite pluralizëm, Edi Rama dhe Sali Berisha, përveç se në emisione politike, deklarata për media, konferenca dhe fushata zgjedhore, tashmë do të keni mundësi t’i ndiqni edhe në formatin e “podcast”-it.

Pasi kryeministri Edi Rama njoftoi hapjen e një podcasti ku do të zhvillojë biseda me personazhe të njohur nga fusha të ndryshme, të njëjtën gjë ka bërë dhe ish-kryeministri Sali Berisha, ndonëse ky i fundit thotë se idenë e ka patur “në sirtar” që në dhjetor.

Madje Berisha thotë se e fton Edi Ramën të debatojë me të në “podcast”, meqënëse kryeministri deklaroi se në studion e tij do të ftojë edhe kundërshtarë politikë, nëse pranojnë.

Problemi i vetëm është se podcast i Berishës titullohet “jeta përtej politikës”, ndaj lind pyetja, se përse do të flasin, nëse jo për politikë?

Deklarata e Sali Berishë:

Të dashur miq të komunitetit të madh të rrjeteve sociale Facebook, Instagram dhe Tik Tok. Që prej dhjetorit, kam në ‘sirtarin’ tim dixhital të komunikimit me ju, edhe podcast-in tim të përjavshëm. Ngjarjet e kanë shtyrë këtë takim të ri me ju në një format tjetër, por duke filluar nga sot do të shihemi edhe në këtë dritare të re. 

Mora vesh se edhe Edi Rama do ketë podcast. Si gjithmonë disa hapa pas meje, por ju e dini se unë kam një pasion të veçantë për teknologjinë dhe risitë e saj.

Kam menduar që komunikimi me ju në podcast të përqendrohet kryesisht në çështje jo politike, në Sali Berishen qe ju nuk e keni njohur dhe këtë e provon edhe ky episod i parë, i regjistruar në dhjetorin e kaluar. 

Meqë Rama paska thënë se është gati që të debatojë edhe me kundërshtarin politik, një ftesë që unë ja kam bërë prej kohësh në studiot televizive, ia përsëris tani publikisht, që ta bëjmë debatin të cilit ai i shmanget. Ku të dojë ai, në podcast-in tim apo të tijin.

Mendoj se politikanët duhet të ballafaqojnë pikëpamjet e tyre. Uroj të gjejë kurajo dhe të pranojë ftesën time.

Bie aksidentalisht nga lartësia gjatë punës në fabrikë, humb jetën 50-vjeçari

Një 50-vjeçar ka humbur jetën ndërsa është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia,, teksa ishte duke punuar në fabrikën në pronësi të tij.

BalkanWeb mëson se viktima është identifikuar si shtetasi Ndue Gjinaj, i cili ka humbur jetën në spital si pasojë e  plagëve të marra.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi: 

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në fshatin Rrilë, Lezhë, shtetasi N. Gj. 50 vjeç, duke punuar në fabrikën në pronësi të tij, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Atentat me eksploziv ,makina shperthen ne levizje

Një atentat me eksploziv ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Shkozetit, ku ka shpërthyer një makinë.

Mjeti që ka shpërthyer është në pronësi të shtetasit Aldo Mustafa 37 vjec.Policia ne vendngjarje njofton se nuk ka njerez te demtuar

dyshohet se shpërthimi mund të ketë qenë i telekomanduar, ndërsa 37-vjeçari më herët kishte lënë në banesë gruan me fëmijët.

“Kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ekspertë të kriminalitiskës, pas shpërthimit të një automjeti në pronësi të Aldi Mustafës që njihet si një nga persona të skeduar. Aldi Mustafa njihet si mik i ‘Rrumit,’ ai kishte lënë fëmijët dhe gruan në banesë. Dhe kishte dalë në rrugën dytësore në lagjen nr.14 në Shkozet. 37-vjeçari ka dalë menjëherë nga automjeti dhe nuk ka marrë lëndime. Në pyetje po merren dëshmitarë, po ashtu edhe vetë 37-vjeçari. Ndërkohë Ekspertët po mbledhin prova lidhur me ngjarjen. Policia e Durrësit ka vendosur edhe perimetrin e sigurisë. Sipas burimeve dyshohet se ky ka qenë një paralajmërim. Dyshohet se 37-vjeçari ka qenë në vëzhgim dhe shpërthimi mund të ketë qenë i telekomanduar, . Lënda eksplozive e vendosur në vendin e pasagjerit, pas.”

Aldi Mustafa ndërkohë nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi njihet për lidhjet e tij me bandat dhe miqësinë me  Aleksandër Lahon ose i njohur ndryshe si “Rrumi” i Shijakut. Ky i fundit një nga personat më të përfolur për ngjarjet kriminale, përfshirë edhe atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoj.Muftafa në gusht të vitit 2021 ra në prangat e policisë si një nga 3 personat që kishte planifikuar një vrasje në Durrës, kundrejt pagesës.Edhe më parë është  dënuar me 10 vite burg për veprat penale, “Kanosja” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.