Nis seanca për marrjen në pyetje dhe verifikimin e masës së ish-kryeministrit...

Nis seanca për marrjen në pyetje dhe verifikimin e masës së ish-kryeministrit Sali Berisha…

103
SHPËRNDAJE

Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalija, janë dy avokatet kryesisht të caktuar nga gjykata për të mbrojtur knteresat e ish kryeministrit ne seancën që pritet të nisë në GJKKO në orën 10:00.

Kastrati ka qenë kandidate për deputete e LSI.

Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalija, janë dy avokatet kryesisht të caktuar nga gjykata për të mbrojtur knteresat e ish kryeministrit ne seancën që pritet të nisë në Gjkko në orën 10:00

Ndërkohë, dje Gjykata e Posaçme pasi i caktoi një avokatin Artan Simoni, pak orë më vonë e zëvendësoi këtë të fundit me një tjetër. Shkak i vendimit është bërë një postim i bërë më herët nga Simoni në rrjetet sociale ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ky i fundit në disa dalje gjatë ditëve të fundit ka thënë se nuk do të shkonte në gjykatë për shkak se është shkelur kushtetuta.

Ndaj Berishës, GJKKO ka dhënë masën detyrim paraqitje dhe ndalim për të udhëtuar jashtë shtetit, në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Po për këtë çështje, gjykata la në burg dhendrin e tij Jamarbër Malltezi.

S'KA KOMENTE