Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!

Dollari amerikan është blerë këtë të hënë me 105.7 lekë dhe është shitur me 106.5 lekë teksa e ka nisur këtë javë në kuota të qëndrueshme por duke humbur pikë gjatë fundjavës në raport me javën e kaluar.

Monedha europiane e ka nisur javën nën nivelin e 114 lekëve teksa blihet sot me 113.9 lekë dhe shitet me 114.4 lekë në raport me javën e kaluar sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane blihet mëngjesin e sotëm me 114.6 lekë dhe shitet m e 115.5 lekë duke regjistruar rritje në raport me javën që lamë pas referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik edhe ai ka shënuar një rritje të lehtë të kuotës këtë të hënë pasi në raport me javën e kaluar është blerë sot me 129 lekë dhe është shitur me 130.1 lekë.

Kontrolle nga policia në autostraden Fier-Vlore pas sulmit me arme ndaj Top Channel

Policia e Vlorës ka bërë kontrolle në disa akse rrugore, ku kishte dyshime se autoret mund të vinin në Vlorë.

Kemi punuar gjatë gjithë natës, kemi një pistë ku po punojmë dhe shpresojmë shumë të zbardhim ngjarjen”, u shpreh drejtori i policisë së Vlorës.

Disa persona janë shoqëruar deri më tani, ndërsa kontrollet vazhdojnë dhe në dalje të autostradës Fier-Vlorë, ku dyshohet se mund të jenë hedhur armë zjarri.

Ndërkohë, makina që dyshohet se është e autorëve u gjet e djegur disa orë më pas ngjarjes në autostradën e Kavajës. Mësohet se makina dhe targat ishin të vjedhura. Këto të fundit, janë vjedhur një muaj më parë.

“Range Rover” është sekuestruar dhe aktualisht ndodhet në drejtorinë e policisë së Tiranës, ku po i bëhet ekzaminimi nga ekspertët për gjetjen e provave. Në makinë ndodheshin dy armë kallashnikovë, me të cilat autorët ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri pumbash drejt godinës së televizionit kombëtar.

Armët janë dërguar në laboratorin shkencor për t’u krahasuar me të dhënat e policisë nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Sulmi i rëndë ndaj Top Channel ndodhi pak pas mesnate. Rreth orës 01:00 autorët kanë qëlluar me kallashnikov nga makina në drejtim të godinës. Viktimë e sulmit mbeti roja e sigurisë, Pal Kola 60 vjeç.

Kandidati i PD për Mallakastrën, Kapllanaj :” Lufa brenda partise na ka dobesuar”

Agron Kapllanaj, kandidati i Partisë Demokratike me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn, për bashkinë e Mallakastrës në një lidhje me skype në News24 foli për zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 14 maj.

Kapllanaj tha se për rreth një 1 vit e gjysmë, PD ka qenë e përçarë dhe kjo e ka dobësuar në vetvete partinë.

Sakaq Kapllanaj u ndal tek akuzat nga pala e Berishës se grupi i Alibeajt i ka shërbyer kryeministrit Edi Rama. Ai tha se të vërtetë Ramës i shërben Berisha, duke shtuar se ai u rikthye në politikë me premtimin se nuk do e përziente PD me çështjet e tij personale.

“Këto ditë kanë qenë intensive me takime të zgjatura, por në fund kanë pasur një rezultat, i cili ka dalë mbrëmë në mbledhjen e Kryesisë. Në një pjesë e mirë të bashkive është vendosur të marrim pjesë në disa nga bashkitë. Në një pjesë të mirë të degëve të dakordësuar, është gjetur e përbashkëta që të mos nxjerrim kandidatë për arsye politike.

Duhet të pranojmë që nga një luftë nuk dilet shëndetshëm, por i sakatuar. Së dyti, kemi bërë një betejë mbi një vit brenda familjes dhe kjo na ka dobësuar. Së treti, zgjatja e vendimit të gjykatës, ka bërë që edhe pjesa e PD të ishte e dyzuar nga do të shkonte sigla e PD, ku do të ngelte partia zyrtare. Ju e patë që edhe ditën e fundit pasi ishte marrë vendimi i gjykatës, KQZ nuk e regjistroi PD për zgjedhjet lokale. Ky vendi nuk i shërben askujt dhe nuk i takon të bënte qoka.

Ata kanë kohë që kanë dalë në terren dhe janë më afër me qytetarët dhe ne u kemi dhënë mundësinë që të mos u pengojmë. Ne i kishim 61 emrat për bashkitë, por lufta brenda nesh do të na nxirrte më të përçarë. Për hir të së vërtetës, PD në të gjitha kandidaturat i ka zyrtarizuar në momentet e fundit. Kështu ndodhi dhe këtë herë. Edhe kandidatura ime në 2015, 2021 ka dalë në limite dhe unë kam marrë 10 mijë vota. Pra nuk më pengoi koha në dispozicion.

Ka një frymë debatesh brenda PD, ku secili është i lirshëm që të flasë i lirë. Kjo është demokracia. Ndryshe nga kampi tjetër, ku flet dikush, ku fjala e Berishës është urdhër e aq më keq në PS. Brenda takimeve ka pasur mendime ndryshe, por kush guxon që të dalë para kamerave dhe të japë një mendim ndryshe.

Ne kemi qenë në bandën e të akuzuarit me fyerje dhe shpifje. Unë personalisht kam qenë i akuzuar nga Berisha dhe nga një pjesë e vogël që e rrethon atë, por jo nuk më ka dëmtuar apo të më bëjë të tërhiqem nga drejtimi që kam. Është humbje kohe që të merrem me akuza. Mua më njohin mallakastriotët dhe e dinë kë kanë përballë. Ata me neveri i kanë hedhur poshtë këto akuza. Nga ana jonë nuk ka pasur akuza.

Ramës dihet kush i shërben. PD është e përçarë që prej një viti e gjysmë, dhe ky është vetëm një njeri. Tha se nuk do e përziente PD, por e bëri”, tha Kapllanaj.

Kisha e mrekullive ne Shtyllas ,Fier, u shkaterrua nga sistemi komunist u rindertua nga besimtari musliman

Kisha e mrekullive. Keshtu njihet nga besimtaret dhe banoret e zones kisha e profetit Ilia ne Shtyllas te Fierit. E vecante per arkitekturen dhe stilin bizantin, kisha  e ndertuar ne vitin 1780  me kontributin e banoreve te zones i ka rezistuar shekujve. Banoret tregojne se shteti socialist e shkaterroi me traktore qe nga themelet  ne vitin 1967 per ta kthyer ne nje hapesire ne funksion te nje reparti  ushtarak. Pas viteve 90 e lene ne meshire te fatit kisha u rindertua ne vitin 2003 nga nje banor i zones i cili eshte i besimit mysliman nderkohe qe sipas tyre kjo kishe frekuentohet nga besimtare te te gjitha besimeve e jo vetem nga ortodokset. 

Sipas At Nikolla Bregut kjo eshte kishe mrekulliberese, nderkohe qe dita e pelegrinazhit kremtohet ne 20 korrik, ku pas sherbesave te mbremjes besimtaret  me probleme shendetesore flene ne ambientet e kishes me besimin se do te sherohen.

Nderkohe kisha e profetit Ilia disa here eshte demtuar ka pohuar At Nikolla ndaj drejtohet me mesazhin te mos demtohen institucionet fetare pasi jane vende te shenjta . 

Nderkohe banoret e zones kerkojne me shume vemendje per promovimin e kesaj kishe mrekulliberese pasi njihet dhe simoter e kishes se Lacit teksa njezeri kane kerkuar dhe rikonstruksionin e rruges qe te con drejt kishes pasi amortizimi i saj i pengon se tepermi besimtaret vecanerisht gjate stines se dimrit.

Vrau e groposi trupin e viktimës në një gropë, ekstradohet nga Franca 43 vjecari

Nje 43-vjeçar i dënuar me 25 vite burg është ekstraduar nga Franca drejt Shqipërisë. Bëhet fjalë për shtetasin Bledar Mneri.

Ky i fundit akuzohet për vrasjen e biznesmenit Vasil Biba në vitin 2016. Pasi e vrau ai e groposi trupin e viktimës në një gropë.

Ndërkohë ai akuzohet edhe për vrasjen e një polici, dënim të cilin e ka kryer.

Njoftimi i policise:

Ekstradohet nga Franca drejt Shqipërisë, një shtetas i dënuar me 25 vjet burgim, për vrasje me paramendin.

Si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Interpol Paris, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u ekstradua nga Franca drejt Shqipërisë, shtetasi Bledar Mneri, 43 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, sepse ka vrarë me armë zjarri, shtetasin V. B., në vitin 2016, në fshatin Priskë, Tiranë.

Shtetasi Bledar Mneri iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për ekzekutimin e vendimin të Gjykatës.

Dimër në pranverë, ne Fier bresher dhe ulje temperaturash, bore ne zonat malore

Edhe pse kemi hyre ne pranvere dhe per disa dite me rradhe temperaturat shenuan rritje si ne nje stine vere kjo situata sot ka ndryshuar . Ulja e temperaturave dhe rrebeshet e shiut dhe te bresherit ne Fier kane rikthyer dimrin. Sipas buletinit meteorologjik kombetar ulja e temperaturave ka perfshire te gjotbe territorin e vendit. Edhe pse jemi në fund të marsit mesohet se ne zonat malore jane zbardhur perseri nga bora . Keshtu fshati Bogë është veshur me petkun e bardhë të borës.

Ndërkaq kujtojmë se në orët e fundit vendi ynë është përfshirë nga reshjet e shiut dhe ulje të ndjeshme të temperature të ajrit

Gjykata e Fierit lë në burg 3 prej të arrestuarve per prostitucion

NJOFTIMI:

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Prokuroria prane Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, ka regjistruar procedimin penal, ndaj  personave nën hetim  me iniciale B.M, N.G, N.A dhe T.H, të cilët dyshohen se në ambientet që ushtronin aktivitetin “Bar Kafe”, në bashkëpunim ushtronin dhe veprimtari të paligjshme atë të shfrytëzimit të prostitucionit.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, ka zhvilluar gjykimin lidhur me verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit  “arrest në burg”, për personat nën hetim me iniciale B.M, N.G dhe N.A, të dyshuar për kryerjen e veprës penale  të “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, të parashikuar nga nenet 114/2 dhe 115 të K.Penal. Si dhe për personin nën hetim me iniciale T.H, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, parashikuar nga neni 115 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr. 62-2023-739 (225), datë 02.03.2023 ka vendosur:

  1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.
  2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj shtetases B.M, me Vendimin nr. 62-2023-666, datë 27.02.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.
  3. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj shtetasit N.G, me Vendimin nr. 62-2023-666, datë 27.02.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.
  4. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj shtetases N.A, me Vendimin nr. 62-2023-666, datë 27.02.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.
  5. Caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi”, ndaj shtetasit T.H.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve:

Nga personat nën hetim me iniciale B.M dhe N.G, të cilët kërkuan zëvendësimin e masës së sigurimit personal nga “arrest në burg” në një masë sigurimit personal më të butë atë të “arrest në shtëpi”.

Nga personi nën hetim me iniciale N.A, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit lirimin e menjëhershëm pasi nuk rezulton e provuar kryerja e veprave penale, në alternativë ndryshimin e vendimit për sa i përket e masës së sigurimit personal nga “arrest në burg” në një masë sigurimit personal më të butë atë të “arrest në shtëpi”.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 27.03.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Edlira Petri,  vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 62-2023-739 (225), date 02.03.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

OSBE dënon me forcë sulmin kriminal kundër Top Channel-it: Hetim të plotë të incidentit, autorët të vihen para drejtësisë

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka dënuar me forcë sulmin kriminal kundër Top Channel-it, duke e konsideruar sulmin ndaj medias një sulm flagrant kundër demokracisë.

Duke i shprehur ngushëllimet familjes dhe kolegëve të Pal Kolës, OSBE kërkon një hetim të shpejtë për zbardhjen e plotë të incidentit dhe vendosjen para drejtësisë të autorëve të krimit.

Dënojmë me forcë sulmin kriminal kundër Top Channel-it dhe shprehim tronditjen dhe ngushëllimet tona të ndjera për familjen dhe kolegët e punonjësit të sigurisë, z. Pal Kola, i cili humbi jetën në krye të detyrës, ndërsa ruante ndërtesën ku bëhet gazetari që i shërben informimit publik. Një sulm i tillë flagrant kundër medias është sulm flagrant kundër demokracisë. Prezenca e OSBE-së u bashkohet thirrjeve të zyrtarëve më të lartë të shtetit për një hetim të shpejtë e të plotë të incidentit dhe pret që autorët dhe motivet e plota të këtij sulmi të identifikohen dhe të vihen para drejtësisë”- thuhet në njoftim.