SPAK tregon bilancin e punës për muajin mars 2023

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka publikuar bilancin e punës për muajin mars të vitit 2023.

Gjatë këtij muaji, SPAK, në kuadër të ligjit anti-mafia, ka sekuestruar 8 pasuri të paluajtshme dhe 2 llogari bankare me vlerë rreth 259.000 euro.

SPAK ka regjistruar 18 procedime penale, nga të cilët: 7 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 11 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Përsa i përket skuadrave të përbashkëta hetimore në kuadër të procedimeve penale në hetim, janë mbajtur 6 takime koordinuese me autoritetet e huaja.

Njoftimi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK)

Janë paraqitur 19 kallëzime penale, nga të cilat, për 7 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve.

Janë regjistruar 18 procedime penale, nga të cilët: 7 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 11 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme, janë miratuar nga Gjykata e Posaçme masa sigurimi personal ndaj 20 personave nën hetim.

Në kuadër të ligjit anti-mafia është dhënë nga gjykata 1(një) vendim sekuestrimi sipas të cilit janë sekuestruar:

– 8 pasuri të paluajtshme.

– 2 llogari bankare me vlerë rreth 259.000 euro.

Në kuadër të K. Penal dhe K. Pr. Penale, është dhënë nga gjykata 1(një) vendim sekuestroje preventive me 2 pasuri të paluajtshme.

Janë kthyer 45 përgjigje për shkresa të ardhura nga institucione të ndryshme lidhur me statusin e shtetasve dhe zyrtarëve publikë shqiptarë në raport me procedimet penale ndaj tyre.

Janë ekzekutuar gjithsej 5 vendime penale të formës së prerë; nga këto, të gjitha vendimet kanë marrë formë të prerë në Gjykatën e Posaçme të Apelit , ku 3 vendime nga Gjykata e Posaçme e Apelit janë ndryshuar me shënimet përkatëse dhe 2 janë lënë në fuqi.

Janë nxjerrë gjithsej 48 urdhra ekzekutimi për 48 persona të dënuar.

Për 2 persona Gjykata ka vendosur burgim të përjetshëm dhe për 1(një) person ka vendosur pafajësinë.

Për 20 të dënuar, veç masave të dhëna me dënimet kryesore, është urdhëruar sipas vendimeve të gjykatës dhe sipas nenit 35 të K. Penal heqja e të drejtës për të ushtruar funksione publike.

Për 3 vendime penale të formës së prerë janë nxjerrë urdhëra ekzekutimi për disponimin e provave materiale ku është bërë konfiskimi apo kthimi i tyre sipas vendimmarrjes se gjykatës.

Janë zbardhur dhe miratuar nga prokurorët e posaçëm 20 vendime për miratim takimesh të të paraburgosurve me familjarët e tyre dhe 2 vendime per lejimin e kryerjes së bisedave telefonike.

Janë nxjerrë vendime nga prokurorët për përfundimin e dënimit alternativ dhe u është dërguar Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës ku kanë vendbanimin e tyre, për 2 shtetas.

Janë vënë në ekzekutim 6 letërporosi të ardhura nga autoritetet e huaja të drejtësisë, si dhe janë dërguar 16 letërporosi për ekzekutim pranë autoriteteve të huaja.

Është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar e 1 (një) shtetasi shqiptar.

Përsa i përket skuadrave të përbashkëta hetimore në kuadër të procedimeve penale në hetim janë mbajtur 6 takime koordinuese me autoritetet e huaja.

Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kanë marrë pjesë edhe në 8 Takime/Trajnime/Konferenca, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar.

U është kthyer përgjigje e plotë 17 (shtatëmbëdhjetë) kërkesave zyrtare për informacion ardhur nga mediet dhe shtetas shqiptarë.

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lekundje termeti jane rregjistruar pak me pare ne territorin e vendit tone.Sipas Qendres Sizmologjike Europiane epiqendra e termetit ka qene ne verilindje te Elbasanit me nje magnitude 3,6 richter

Subvencionet dhe nafta falas në bujqësi: Aplikuan 68,500 fermerë, kryeson qarku i Fierit

spraying a field

Janë mbyllur aplikimet për skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi.

Në total sipas të dhënave të përditësuara të AZHBR-së kanë mbërritur 68,500 aplikime përmes portalit e-Albania, për masat direkte në bujqësi, si mbështetje në blegtori, bletari, ferma organike, certifikimin Global GAP, naftën për punimet e mekanizuara në bujqësi, si edhe fara dhe fidanë dhe inpute të tjera.

Qarku me numrin më ta lartë të aplikimeve është ai i Fierit, pasuar nga qarku i Korçës. Brenda 15 ditësh, aplikimet e kualifikuara do të publikohen në faqen zyrtare të AZHBR- së, www.azhbr.gov.al.

Aplikimet për përfitimin e subvencioneve direkte për bujqësinë dhe naftën falas nisën më 20 mars. Udhëzimi i përbashkët i ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë përcaktonte se mbështetja për fermerët do të zbatohet nëpërmjet 9 masave, nga 5 masa mbështetëse që u zbatuan në 2022, duke përfshirë edhe naftën falas që hyri në vitin e tretë të zbatimit.

Për herë të parë këtë vit u aplikua edhe skema me subvencione në mbështetje të fermave me jo më pak se 10 krerë lopë në vlerën e 10,000 lekëve për krerë, dhe mbarështim i bletarisë në vlerën deri në 1,000 lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 zgjoje. Gjithashtu do të vijojnë të mbështeten fermat organike në vitin e parë, në vlerën 100,000, në vitin e dytë dhe tretë 150,000 lekë dhe 200,000 për fermë të certifikuar.

Në total fondi për skemën kombëtare të bujqësisë është 3,3 miliardë lekë. Në 2022 mbështetja mbështetja nëpërmjet skemës kombëtare të bujqësisë arriti në vlerën e 4,9 miliardë lekëve. Fillimisht fondi i miratuar ishte 3,7 miliardë lekë, duke iu shtuar edhe 1,2 miliardë lekë në mesin e vitit për zbatimin e masës së re për dhënien e subvencioneve direkte në vlerën e 30 mijë lekëve për ha të atyre fermerëve që kultivonin grurë në hapësira mbi 1 ha.Skemat subvencionuese të bujqësisë nisën zbatimin në vitin 2022, të cilat zëvendësuan heqjen e skemës së kompensimit 6% të TVSH-së te agroindustria, vendosjen e 10% të TVSH-së te inputet bujqësore nga zero që ishin më parë./Monitor

Luzi pas hapjes se zarfit ne Big Brother Vip.“Dua të bëhem kryeministër”

Pas leximit të zarfit ne shtepine e “Big Brother VIP”, Luizi u shpreh se ai ka dëshirë të marrë pozicionin e kryeministrit, ndaj nisi fushatën në shtëpi për mbledhjen e votave.

Duke biseduar me Qetsorin ai tha se deri më tani ka 5 vota. Sipas tij, Kiara, Efi, Jori, Keisi dhe Elvisi do ia japin votën atij.

Ai u shpreh se u ka thënë këtyre të pestëve, që votën për ministër të brendshmë të ja japin Qetsorit.

Ky i fundit u shpreh se ai do të bëhet ministër i jashtëm dhe jo i brendshëm. Luizi tha se nuk e kanë në dispozicion një pozicion të tillë, ndërsa Qetsori shtoi se ai nuk e bën dot atë post, sepse nuk merret dot me fjalët brenda ministrisë.

52 vjecari nga Roskoveci me sera dhe pike grumbullimi, eksporton jashte 20 ton perime ne dite

Sokol Hoxha fermeri nga Njesia Administrative Strum qe u kthye nga emigrimi dhe ngriti biznesin familjar ne vendlindjen e tij.

Pas 12 vitesh ne emigrim ne Greqi Sokol Hoxha 52 vjec e ka nisur fillimisht aktivitetin e tij duke ngritur nje sere me rreth 1 dynym dhe me pas e ka zmadhuar siperfaqen e tyre duke arritur ne ditet e sotme ne 1 ha . Fillimi ka qene i veshtire por edhe me ndohmen e kredive nga shteti ka arritur te ngreje siperfaqen me sera prej 1 ha.

Por iniciativa e Sokolit nuk eshte mjaftuar vetem me serat. Ne vitin 2022 ai ka aplikuar dhe ka perifituar ndihme financiare nga AZHBR duke ngritur edhe nje pike grumbullimi te standarteve moderne me nje siperfaqe prej 5000 m katrore ku 1020 m katrore eshte objekti .

Me kete pike grumbullimi Sokoli Ka arritur te grumbulloje jo vetem produktet buqjesore te seres se tij por edhe fermereve te tjere te zones se Roskovecit. Sot kemi treg te sigurt dhe eksportojme drejt Bosnjes, Malit te Zi e Kosoves mesatarisht rreth 20 ton produkte bujqesore cdo dite qe jane kryesisht tranguj e domate .

Per Sokolin tregu sot eshte i sigurt por kerkojne ende ndihmen e shtetit per te mundesuar nje burs bujqesore qe te vendos nje cmim te percaktuar nga shteti qe te respektohet nga te gjithe fermeret

Sërish “braktisje” në radhët e Alibeajt

Është tërhequr nga gara kandidati për Mirditën i Enkelejd Alibeajt, Mark Ruçi.

Në një komunikim për News24, ai u shpreh se është tërhequr nga gara për t’u krijuar mundësinë demokratëve për të fituar këtë bashki pas 12 vitesh.

“Tërhiqem për t’u krijuar mundësinë demokratëve që të fitojnë bashkinë Mirditë pas 12 vitesh”, është shprehur ai.

Letra e Ruçit drejtuar KQZ:

Për dijeni: KQZ Tiranë
Unë i quajtur Mark Gjon Ruçi i datelindjes 20.08.1961 në Tarazh Mirditë, banues në Rubik-Mirditë paraqes kërkesën si më poshtë:
1) Duke qenë kandidat për Kryetarë Bashkie në Mirditë i propozuar nga subjekti Partia Demokratike e Shqipërisë, për arësyet përsonale dhe familjare deklaroj me vullnet të lirë dhe të plotë se tërhiqen ngaxgara e zgjedhjeve të 14 Majit 2023.
2) Lutem konfirmoni në KQZ dorëheqjen time per tu përjashtuar nga lista e kandidatëve për Kryetarë Bashkie në Mirditë.

Zhduken 2 persona , të skeduar më parë nga policia ne Sarande

Dy persona nga Saranda, me precedentë të mëparshëm penalë, janë zhdukur në rrethana të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se prej ditesh kane humbur gjurmet me familjaret shtetasit Leonard Thodhori, 46 vjec, banues ne fshatin Çuke, Sarande dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjec, banues ne Sarande.

Policia e Sarandes prej oresh po kryen kqyrje kamerash sigurie, kontrolle te ndryshme.

Thodori njihet ndryshe me pseudonimin “Koçole” dhe ka qenë disa herë i dënuar. Ai gjithashtu dyshohet si pjesëmarrës në masakrën e Qafë-Gjashtës, në të cilën u vra në vitin 1997 ish-oficeri i policisë Gjergj Mehmeti.

Në vitin 2003 ka qenë prezent në automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po ate vit per “moskallezim krimi” lidhur me nje ngjarje tjeter te kryer nga Gjini. I arrestuar me pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Perdorues i lendeve narkotike dhe i dyshuar si i perfshire ne trafik lendesh narkotike.

Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç rezulton i dënuar me parë për “armembajtje pa leje” dhe “plagosja e lehte me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMË” X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndare ne doza gati per shitje.

16-vjeçarja humb kontaktet me familjen , nëna e denoncon rastin pas 2 muajsh në polici

Një vajzë e mitur është larguar prej dy muajsh nga banesa e saj, ndërsa familja pretendon se ka humbur kontaktet me të.

Ka qenë nëna e të miturës ajo që pas dy muajsh ka bërë denoncimin në komisariatin numër 3 të policisë së Tiranës.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasja B. K., 43 vjeçe, e cila ka kallëzuar se prej 2 muajsh është larguar nga banesa, vajza e saj 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton Policia.

Nuk dihen ende rrethanat e zhdukjes së vajzës së mitur, dhe as arsyet e familjes që e kanë denoncuar rastin vetëm pas dy muajsh në polici