Kush eshte autori i plagosjes se dy të rinjeve pas konfliktit në Tik/Tok

Klajd Mansaku i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në Durrës të dy të rinjve është personazh i njohur në rrjetin social TikTok.

Pas konfliktit që nisi në TikTok për arsye që ende nuk dihen,  ai plagosi me armë Jurgen Vrionin dhe Arben Haxhiun.

Paraprakisht dyshohet se të rinjtë janë plagosur nga një plumb rikoshet që është qëlluar mbi automjetin e tyre nga personi me të cilin kishin shkuar të sqaroheshin pas një sherri në TikTok.

Policia ka shpallur në kërkim 25 vjeçari, pasi  dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Mario Vrionit me të cilin kishte debatuar online dhe në telefon e më pas kishin lënë takim që “të sqaroheshin”. Burime policore bëjnë të ditur se dy të rinjtë e përfshirë në konflikt njihen si problematikë.

Nga të shtënat mbeti i plagosur kushëriri i Marios i  identifikuar nga policia si Jurgen Vrioni dhe shoku i tyre Arben Haxhiu. Pas ndihmës mjekësore Jurgen Vrioni ka dalë nga spitali, ndërsa  Arben Haxhiu vijon të jetë  në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja u regjistrua në lagjen nr. 10 të Durrësit, pas mesnate.

Policia vendore bën me dije se rreth orës 01:15 të së shtunës, në lagjen nr. 10,  për shkak të një konflikti të nisur në rrjetin social TikTok, shtetasi Klajdi Mancaku, 25 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë, janë dëmtuar lehtë dy 21-vjeçarët Jurgen Vrioni dhe Arben Haxhiu, të dy banues në lagjen nr. 12.

Nga hetimet e para rezulton se autori i dyshuar, rreth orës 22.30, të mbrëmjes së djeshme ka debatuar në telefon me Mario Vrionin dhe i ka lënë takim për t’u sqaruar në afërsi të shtëpisë së Vrionit.

Duke ndjerë rrezikun, Mario ka marrë kushëririn e tij, Jurgenin  dhe shokun e tyre të përbashkët Arben Haxhiun për t’u ballafaquar me Mansakun. Kur ka shkuar në vendin ku e kishin lënë takimin, sipas deklaratës së tyre, Mansaku, që njihet dhe si shok i reperit Klevio, sapo i ka parë që janë afruar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së  Mario Vrionit, dhe është larguar menjëherë.

Dyshohet se dy të rinjtë u plagosën lehtë nga një plumb rikoshet.

E ndërsa po punohet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, policia ka ngritur pika kontrolli, në akset rrugore dhe po ushtrohen kontrolle në banesa e ambiente ku dyshohet se mund te fshihet 25-vjeçari. Gjithashtu janë njoftuar pikat e kalimit kufitar për të mos lejuar largimin e tij jashtë vendit

Komuniteti rom ne Fier kercenojne me bojkot te zgjedhjeve nese nuk permirsohet infrastruktura rrugore

Nje komunitet i madh romesh ne lagjen “Drize”njesine Administrative Qender te Bashkise Fier kane dale sot ne proteste per mungesen e infrastruktures rrugore dhe problemeve qe shqetesojne kete komunitet. Sipas kryetarit te fshatit rom ne Fier Panajot Alushi , sot kemi vendosur te protestojme per problemin e rruges dhe mbetjeve urbane. Ne kete lagje jetojne 2700 banore qe kane 30 vjet qe jane te harruar nga te gjitha qeverite. Ne kerkojme te behet rruga pasi eshte bere e pamundur te levizim ne te kundert do te bojkotojme zgjedhjet . Kryetari i ketij komunitei eshte shprehur se kjo proteste zhvillohet ne fillimin e kesaj fushate elektorale per te dstyruar pushtetaret te kthejne syte nga ky komunitet.Alushi eshte shprehur gjithashtu se ky komunitet nuk eshte i perfaqesuar as ne keshillin e ri bashkiak me nje anetar edhe pse perbejn nje komunitet te madh votuesish ne kete bashki.Banoret e kesaj njesie kane ndare te njejtin kerkese me kryetarin e ketij fshati duke kerkuar te marre fund problematika e rruges

Sherri në ‘TikTok’ çon në përdorimin e armës , plagosen 2 të rinj

NJOFTIMI I POLICISE
Në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01:15 minuta, në lagjen nr. 10, dyshohet se për shkak të një konflikti në rrjetin social TikTok, shtetasi K. M., 25 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri, dhe si pasojë, janë dëmtuar lehtë shtetasit J. V., 21 vjeç, dhe A. H., 21 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 12, Durrës. 

Nga veprimet e para hetimore rezulton se autori i dyshuar, shtetasi K. M., rreth orës 22.30, të mbrëmjes së djeshme ka debatuar në telefon me shtetasin M. V, (kushuri i shtetasit J. V.) dhe i ka lënë takim për tu sqaruar në afërsi të banesës së shtetasit M. V.

Shtetasi M. V., pasi ka marrë kushëririn e tij shtetasin J. V., dhe shtetasin A. H., (shok i përbashkët i tyre) ka shkuar në vendin ku e kishin lënë për tu sqaruar me shtetasin K. M.
Ky i fundit sapo ka parë që këta shtetas janë afruar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së shtetasit M. V., dhe është larguar menjëherë.

Si pasojë, (dyshohet nga plumb rikoshet) janë lënduar lehtë shtetasi J. V., i cili pas ndihmës mjekësore ka dalë nga spitali, dhe shtetasi A. H., që aktualisht po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë nga shërbimet e Policisë janë ngritur pika kontrolli, në akset rrugore, janë njoftuar pikat e kalimit kufitar, dhe po ushtrohen kontrolle në banesa e ambiente ku dyshohet se mund te fshihet 25 vjeçari me qëllim kapjen e tij.

40-vjeçari nga Dimali përpiqet të joshë 15-vjeçaren ne rrjetet sociale

Erta, një 15 vjeçare nga Tirana, denoncoi tek “Piranjat” një burrë nga Dimali, i cili e ngacmonte seksualisht në rrjetet sociale. Madje i kërkonte dhe takime për të kryer marrëdhënie seksuale.

Ertës në krah i doli kushëriri, i cili në një bisedë telefonike sqaroi se burri i ka shkruar rregullisht dhe e ka marrë në telefon edhe me kamer. Gjithashtu i ka treguar se është i martuar dhe ka një fëmijë të vogël. Vajza i ka thënë e moshën e saj, por sipas kushëririt, pedofili që duhet të jetë mbi 40 vjeç nuk e ka pasur problem që ajo është 15 vjeç.

Të gjitha këto vërtetohet dhe nga chat-et mes tij dhe të miturës, ku nuk mungojnë dhe fjalët banale. Mes të tjerash manjaku i shkruan se është 30 vjeç (e gënjen) dhe se nuk e ka problem moshën e saj, madje i shkuan se në të njëjtën moshë ka dhe bashkëshorten.

Duket se është një person shumë i rrezikshëm, pasi i pohon se ka kryer marrëdhënie seksuale dhe me vajza të tjera të moshës 15-16 vjeç. Kushëriri sqaron se i tha që ta provokonte më shumë pedofilin dhe më pas ta demaskonin.

Erta nisi komunikimin. Filloi t’i japë “shpresë” dhe menjëherë pedofili nisi t’i dërgojë deri foto nudo, pa u merakosur aspak se ka përballë një vajzë të vogël.

Pas këtij hapi të parë, “Piranjat” i kërkuan vajzës akses në instagramin e saj dhe nisëm të chat-ojmë me manjakun.

Në emër të vajzës, “Piranjat” rinisën një komunikim më “intim” me pedfilin e identifikuar si “Floriani”. Gjatë bisedës ai i kërkoi ta takojë në qytetin e tij dhe më pas të shkojnë në hotel. Që Erta mos e refuzojë, ai përpiqet të jetë bindës duke i treguar se me të në hotel kanë qenë dhe bashkëmoshatare të saj dhe janë kënaqur.

Në një prej bisedave Floriani i kërkon që ajo të zhvishet dhe ta shohë nudo përmes kamerës.

Tekstet e tij nuk lënë as më të voglin dyshim. Kemi të bëjmë me një pedofil pervers, cili edhe pse po komunikon me një të mitur është i gatshëm të takohet, me qëllimin e vetëm, abuzimin seksual me të.

Programi ka tentuar ta fusë në kurth duke udhëtuar drejt Dimalit (Urës Vajgurore), atje ku është përgatitur të presë vajzën e mitur.

Fillimisht ata komunikojnë me komisariatin e policisë, ku kërkuan bashkëpunimin e agjentëve në terren.

Më pas, së bashku me një aktoren, e cila edhe pse në moshë madhore, ngjan më e vogël, shkuan në vendin e takimit, në qendër të qytetit, ku pedofili takohet me vajzën.

Në këtë moment vërejmë diçka të çuditshme. Floriani flet në telefon me shokët e tij, të cilët po i vijnë me makinë për të marrë vajzën.

Nga sa kuptohet, pedofili duket se vepron në grup dhe është në pritje të bashkëpunëtorëve.

Nuk zgjat shumë dhe në rrugën kryesore shfaqet një kamionçinë e bardhë, në të cilën ndodhen dy persona. Pikërisht ata me të cilët pedofili po komunikoi.

ky është edhe momenti që policia ka ndërhyrë.

Pedofili pas prangosjes, u shoqërua në polici, por dy bashkëpunëtorët e tij arritën të largohen.

Imazhi i fundit i tyre brenda furgonit është kapur nga një kamera e fshehtë në momentin e kapjes së pedofilit.

Tashme i mbetet policisë t’i zbulojë identitetet dhe qëllimet e tyre.

SPAK kërkon 167 vite burg për 16 të pandehurit e dosjes “Shpirti”


SPAK ka lexuar pretencën për një tjetër nga fraksionet e dosjes “Shpirti”.

Për 16 të pandehur të kësaj çështjeje Struktura Anti-korrupsion kerkoi në total dënimin e tyre me 167 vite burg.

Dënimet e kërkuar nga SPAK variojnë nga 3 deri në 15 vite burg.

15 vite u kërkuan për Aleks Memajn, i cili konsiderohet si një nga krerët e grupit. Ndërsa për ish efektivin Festim Lelaj, SPAK kërkoi 3 vite burg.

Ndaj 16 të pandehurve SPAK ka ngritur akuzat e kultivimit dhe trafikut të kanabisit drejt Italisë duke vepruar si organizatë kriminale.

Disa muaj më parë SPAK lexoi pretencën për 8 të pandehur të tjerë të kësaj dosjeje ku kërkoi 115 vite burg.

Kujtojmë se në korrik të vitit 2021, në kuadër të operacionit “Shpirti”, policia arrestoi 38 persona, mes të cilëve prokurorë dhe zyrtarë të lartë të policisë, disa prej të cilëve u liruan nga akuzat.

Sipas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Mariglen Shusha, drejtuesi i grupit kriminal që merrej me trafikun e drogës Ilirjan Ducellari ( Lani ), ndihmonte pjesëtarët e tjerë kur kishin probleme me ligjin, duke paguar dhe të gjitha shpenzimet e tyre që do t’i nevojiteshin për procesin. Mes të tjerash, në dosje thuhet se kreu i grupit Ilirjan Ducellari, kishte marrë me qira dhe një banesë ku kishte qëndruar i penduari i drejtësisë Shusha bashkë me prokurorin Sota

Qindra besimtarë ortodoksë ne Fier ndjekin ceremoninë e shëtitjes së Epitafit të Krishtit

Qindra besimtarë ortodoksë ne Fier kane ndjekur ceremoninë e shëtitjes së Epitafit të Krishtit. Ky rit fetar organizohet në mbrëmjen e së premtes se zeze . Nje dite kreshme dhe lutjeje e besimtarëve për kryqëzimin e Krishtit.

Nën tingujt liturgjike te bandes se qytetit, Epitafi përshkoi rrugën nga Kisha e Shën Gjergjit ne rruget kryesore te qytetit dhe per tu kthyer me pas  në kishë për të pritur atje besimtarët natën e Pashkëve, që sjell gëzimin e ringjalljes së Jezusit.

E “Premtja e Madhe”, apo e “Premtja e Zezë” është dita kur kujtohen vuajtjet dhe vdekja e Krishtit, Pashkët janë festa e Ringjalljes së tij nga të vdekurit.

E ashtuquajtura “Java e zisë” fillon me të dielën që paraprin dhe është java më e rëndësishme në kalendarin e kishës. Për këtë shkak, në ditën e vdekjes së Jezuit, në të Premten e Zezë, në qendër të përkujtimit janë zia dhe pendimi.

Miratohen 3 centrale të energjisë me erë ne zonen e Vlores

Qeveria shqiptare miratoi të enjten tre vendime të rëndësishme për ndërtimin e centraleve gjenerues të energjisë elektrike eolike në qarkun Vlorë.

Tre centralet me kapacitete 3 MW dhe vepra ndihmëse, që nuk janë objekte koncesioni, ndodhen në Tragjas dhe Orikum. 

Ata do të ndërtohen  nga tre shoqëri:  “A GREAT COMPANY”, sh.p.k;  “NIKOLICA SKI RESORT”, sh.p.k. dhe  “SUNTECH POWER”, sh.p.k..

Sipas vendimeve përkatëse për këto tre ndërtime, koha për marrjen e lejes së ndërtimit, ndërtimin dhe vënien në operim të parkut eolik do të jetë brenda 36 muajve.

Afati i aktivitetit të prodhimit  është 49 vite nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Fier/Në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

DVP Fier/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. S., 42 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se iu ka vjedhur celularët dhe shuma parash, 2 shtetasve;

-A. P., 40 vjeç, banues në Ndërnënas, Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, i cili ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. B., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, sende personale dhe një celular, në një banesë në Lushnjë.

Më datë 13.04.2023, në Komisariatin e Policisë Divjakë, ka bërë kallëzim shtetasi S. P., 55 vjeç, banues në Divjakë, se gjatë kohës që nuk ka qenë në banesë, i është vjedhur një shumë parash. Po punohet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.