Balla i kerkon policisë: Automjetet e ministrave dhe deputetëve nuk mund të...

Balla i kerkon policisë: Automjetet e ministrave dhe deputetëve nuk mund të shkelin rregullat, zbatoni ligjin!

323
SHPËRNDAJE

POSTIMI I PLOTË
Sot i kam tërhequr vëmendjen strukturave të Policisë së Shtetit për lejimin e akumulimit të gjobave për shkeljet e rregullave të qarkullimit nga ana e automjetit të Ministrit të Brendshëm!
Standardi i vendosur nga Kryeministri Rama qysh në ditën e parë të marrjes së detyrës nga ana e tij, ka qenë i qartë. Eskorta e kryeministrit e para dhe më pas të gjitha automjetet e tjera zyrtare të ministrave, deputetëve e me radhë, nuk mund të shkelin rregullat e qarkullimit përveçse në raste emergjencash të lidhura me detyrën. Ai standard i dha fund spektakleve prej të fortësh në rrugët e qytetit Tiranë mëngjes, drekë, darkë me sirena e me kapërcime semaforësh, të kategorive të lartpërmendura.
Është për të ardhur keq, sepse përveç të tjerash ministrat nuk i drejtojnë makinat vetë dhe s’ka pse emrat e tyre të përmenden nëpër portale apo tv (siç ndodhi sot me paraardhësin tim që sapo la detyrën) për shkak se Policia e Shtetit nuk ekzekuton vendimet e gjobave përkatëse!
Uroj që kjo kujtesë t’u shërbejë të gjithëve për të bërë detyrën e tyre sipas ligjit.

Balla Fb 1

S'KA KOMENTE