SPAK kërkon 167 vite burg për 16 të pandehurit e dosjes “Shpirti”

SPAK kërkon 167 vite burg për 16 të pandehurit e dosjes “Shpirti”

86
SHPËRNDAJE


SPAK ka lexuar pretencën për një tjetër nga fraksionet e dosjes “Shpirti”.

Për 16 të pandehur të kësaj çështjeje Struktura Anti-korrupsion kerkoi në total dënimin e tyre me 167 vite burg.

Dënimet e kërkuar nga SPAK variojnë nga 3 deri në 15 vite burg.

15 vite u kërkuan për Aleks Memajn, i cili konsiderohet si një nga krerët e grupit. Ndërsa për ish efektivin Festim Lelaj, SPAK kërkoi 3 vite burg.

Ndaj 16 të pandehurve SPAK ka ngritur akuzat e kultivimit dhe trafikut të kanabisit drejt Italisë duke vepruar si organizatë kriminale.

Disa muaj më parë SPAK lexoi pretencën për 8 të pandehur të tjerë të kësaj dosjeje ku kërkoi 115 vite burg.

Kujtojmë se në korrik të vitit 2021, në kuadër të operacionit “Shpirti”, policia arrestoi 38 persona, mes të cilëve prokurorë dhe zyrtarë të lartë të policisë, disa prej të cilëve u liruan nga akuzat.

Sipas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Mariglen Shusha, drejtuesi i grupit kriminal që merrej me trafikun e drogës Ilirjan Ducellari ( Lani ), ndihmonte pjesëtarët e tjerë kur kishin probleme me ligjin, duke paguar dhe të gjitha shpenzimet e tyre që do t’i nevojiteshin për procesin. Mes të tjerash, në dosje thuhet se kreu i grupit Ilirjan Ducellari, kishte marrë me qira dhe një banesë ku kishte qëndruar i penduari i drejtësisë Shusha bashkë me prokurorin Sota

S'KA KOMENTE