40-vjeçari nga Dimali përpiqet të joshë 15-vjeçaren ne rrjetet sociale

40-vjeçari nga Dimali përpiqet të joshë 15-vjeçaren ne rrjetet sociale

276
SHPËRNDAJE

Erta, një 15 vjeçare nga Tirana, denoncoi tek “Piranjat” një burrë nga Dimali, i cili e ngacmonte seksualisht në rrjetet sociale. Madje i kërkonte dhe takime për të kryer marrëdhënie seksuale.

Ertës në krah i doli kushëriri, i cili në një bisedë telefonike sqaroi se burri i ka shkruar rregullisht dhe e ka marrë në telefon edhe me kamer. Gjithashtu i ka treguar se është i martuar dhe ka një fëmijë të vogël. Vajza i ka thënë e moshën e saj, por sipas kushëririt, pedofili që duhet të jetë mbi 40 vjeç nuk e ka pasur problem që ajo është 15 vjeç.

Të gjitha këto vërtetohet dhe nga chat-et mes tij dhe të miturës, ku nuk mungojnë dhe fjalët banale. Mes të tjerash manjaku i shkruan se është 30 vjeç (e gënjen) dhe se nuk e ka problem moshën e saj, madje i shkuan se në të njëjtën moshë ka dhe bashkëshorten.

Duket se është një person shumë i rrezikshëm, pasi i pohon se ka kryer marrëdhënie seksuale dhe me vajza të tjera të moshës 15-16 vjeç. Kushëriri sqaron se i tha që ta provokonte më shumë pedofilin dhe më pas ta demaskonin.

Erta nisi komunikimin. Filloi t’i japë “shpresë” dhe menjëherë pedofili nisi t’i dërgojë deri foto nudo, pa u merakosur aspak se ka përballë një vajzë të vogël.

Pas këtij hapi të parë, “Piranjat” i kërkuan vajzës akses në instagramin e saj dhe nisëm të chat-ojmë me manjakun.

Në emër të vajzës, “Piranjat” rinisën një komunikim më “intim” me pedfilin e identifikuar si “Floriani”. Gjatë bisedës ai i kërkoi ta takojë në qytetin e tij dhe më pas të shkojnë në hotel. Që Erta mos e refuzojë, ai përpiqet të jetë bindës duke i treguar se me të në hotel kanë qenë dhe bashkëmoshatare të saj dhe janë kënaqur.

Në një prej bisedave Floriani i kërkon që ajo të zhvishet dhe ta shohë nudo përmes kamerës.

Tekstet e tij nuk lënë as më të voglin dyshim. Kemi të bëjmë me një pedofil pervers, cili edhe pse po komunikon me një të mitur është i gatshëm të takohet, me qëllimin e vetëm, abuzimin seksual me të.

Programi ka tentuar ta fusë në kurth duke udhëtuar drejt Dimalit (Urës Vajgurore), atje ku është përgatitur të presë vajzën e mitur.

Fillimisht ata komunikojnë me komisariatin e policisë, ku kërkuan bashkëpunimin e agjentëve në terren.

Më pas, së bashku me një aktoren, e cila edhe pse në moshë madhore, ngjan më e vogël, shkuan në vendin e takimit, në qendër të qytetit, ku pedofili takohet me vajzën.

Në këtë moment vërejmë diçka të çuditshme. Floriani flet në telefon me shokët e tij, të cilët po i vijnë me makinë për të marrë vajzën.

Nga sa kuptohet, pedofili duket se vepron në grup dhe është në pritje të bashkëpunëtorëve.

Nuk zgjat shumë dhe në rrugën kryesore shfaqet një kamionçinë e bardhë, në të cilën ndodhen dy persona. Pikërisht ata me të cilët pedofili po komunikoi.

ky është edhe momenti që policia ka ndërhyrë.

Pedofili pas prangosjes, u shoqërua në polici, por dy bashkëpunëtorët e tij arritën të largohen.

Imazhi i fundit i tyre brenda furgonit është kapur nga një kamera e fshehtë në momentin e kapjes së pedofilit.

Tashme i mbetet policisë t’i zbulojë identitetet dhe qëllimet e tyre.

S'KA KOMENTE