Kompania Albpetrol rrit me 150% pagat per naftetaret

Rriten me 150 % pagat per punonjesit e Albpetrolit .Rritja e pages per naftetaret eshte nje vendim i shumepritur per te gjithe punonjesit e Albeptrol ,pas gati 6 vjet pritje nga miratimi i ligjit per statusin e naftetarit ,nga qeveria shqiptare dhe parlamenti .

Nga rritja e pages me 150 perqind perfitojne te gjithe sektoret e shoqerise Albpetrol ,punonjesit qe jane me statusin e naftetarit . Kjo rritje pagash ne vlere kaq te larte vjen jo vetem pas perpjekjesh mes sindikates dhe shoqerise SH.A.Albetrol ,por edhe pasi ne kete periudhe gati nje vjecare, shenohet nje bilanc pozitiv i te ardhurave te rritura fininaciare nga nxjerrja dhe shitja e hidrokarbureve.

Kompania Albpetrol operon në 7 fusha nafte në Shqipëri me një prodhim prej 110.000 ton naftë bruto. Albpetrol po administron më shumë se 1200 puse nafte në vendbanimet ekzistuese Patos, Ballsh, Karbunarë, Kuçovë, Gorisht-Kocul, Cakran-Mollaj dhe Amonicë.

Gjatë vitit të fundit Albpetrol ka arritur të ketë një pozicion të qëndrueshëm në tregun shqiptar duke e renditur kete kompani ne 200 kompanite fitimprurese dhe me rritje financiare ne vendin tone

Mbipopullimi në burgje, këtë vit mbi 500 të burgosur më shumë se vitin e shkuar

Burgjet në Shqipëri janë mbipopulluar.

Teksa ishte në komisionin parlamentar të Sigurisë, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, dhe drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija, thanë se këtë vit janë mbi 500 të dënuar më shumë se viti i shkuar.

Amnistia penale është dosmosdoshmëri për uljen e mbipopullimit në burgje. Kemi mbipopullim,” u shpreh ministri Manja.

Ndërsa z. Abrija shtoji se ka një “shtesë më mbi 500 të burgosur nga viti i shkuar në këtë vit. Rritje me 10% dhe duam më shumë lekë për t’i ushqyer.”

Z. Manja dhe drejtori i përgjithshëm i Burgjeve ngritën problemin e akomodimit të personave me probleme të shëndetit mendor.

Kërkojmë zgjidhje urgjente për trajtimin e personave nën masë mjekësore. Ata duhet të trajtohen nga Ministria e Shëndetësisë. Numri vjen në rritje, gjykatat nuk bëjnë riekspertim,” deklaroi ministri Manja.

3.136 të paraburgosur, 2.167 të dënuar, 456 pacientë me masë mjekësore në spitalet e burgjeve dhe Institutin e Shën-Kollit,” tha z. Abrija.

Sa i përket uniformave të punonjësve të policisë së burgjeve, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kërkon 576 milionë lekë shtesë për vijimësinë e kontratës së uniformave të policisë së burgjeve. 

Pjesë e buxhetit të vitit të ardhshëm është edhe rritja e pagave në burgje, e cila nis më 1 prill.RTSH

Ndalohen nga Policia një mjek e infermier ne Fier pasi moren ryshfet nga nje pacient

Fier

Morën nga 2000 lekë ryshfet, për t’i dhënë Metadon, një shtetasi, në kundërshtim me ligjin/rregullat për tregtimin e këtij medikamenti, vihen në pranga 2 shtetas (një mjek në spitalin e Fierit dhe një infermier në njësinë vendore për kujdesin shëndetësor).

Menjëherë pas transmetimit në emisionin investigativ “Stop”, të 2 rasteve të dhënies së medikamentit Metadon, në kundërshtim me ligjin dhe me rregullat për përdorimin e tij, nga 2 punonjës të institucioneve spitalore në qark, me qëllim përfitimin e shumave të parave (2000 lekë secili), specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale këta shtetas.

Në përfundim të këtyre veprimeve, u vunë në pranga, për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit:

-L. B., 64 vjeç, banues në Fier, me detyrë mjek toksikolog, në spitalin rajonal të Fierit;
-E. M., 36 vjeç, banues në Fier, me profesion infermier në njësinë vendore për kujdesin shëndetësor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon gazetarët e emisionit investigativ “Stop”, mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërive dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast të tillë, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Pacientja ndërroi jetë, prokuroria dërgon në gjyq mjekun e spitalit rajonal Fier për neglizhencë

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim, procedimin penal në ngarkim të shtetasit S.B., me detyrë mjek pranë urgjencës së Spitalit Rajonal Fier, i akuzuar për veprën penale të “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, e parashikuar nga neni 96/2 i Kodit Penal.

Nga hetimet u provua se, nga i pandehuri S.B. nuk ka vepruar në përputhje me protokollin mjekësor, të pranuar për sëmundjen nga e cila vuante shtetasia A.N., dhe se transportimi i pacientes nuk u realizua konform protokollit mjekësor me ekip të specializuar.
Si pasojë e neglizhencës në trajtimin mjekësor, shtetasja A. N. ndërroi jetë.

Ngacmoi seksualisht 4 nxënëse gjimnazi,vihet në pranga 37-vjeçari.

Lushnjë/Vigjilencë e shtuar e shërbimeve të Policisë, për të garantuar zbatimin e Paketës për Sigurinë në shkolla.

Ngacmoi seksualisht, brenda perimetrit të sigurisë të një gjimnazi, 4 nxënëse, vihet në pranga 37-vjeçari.

Në vijim të masave të ndërmarra për të parandaluar depërtimin e fenomeneve kriminale, në shkolla, si dhe i bashkëpunimit me të gjitha hallkat e zinxhirit të sigurisë në këto ambiente dhe përreth tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë janë njoftuar se 4 nxënëse të një gjimnazi (secila 15 vjeçe), janë ngacmuar seksualisht, nga i njëjti shtetas, brenda perimetrit të sigurisë të këtij institucioni.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe vënë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin B. B., 37 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit është e vendosur për të zbatuar me rigorozitet masat e përcaktuara në Paketën për Sigurinë në shkolla, duke bashkëpunuar ngushtësisht me oficerët e sigurisë në shkolla, stafet pedagogjike, psikologët, punonjësit socialë dhe me qeveritë e nxënësve.

Qeveria miraton marrveshjen me Italine per emigrantet

V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN    E PROTOKOLLIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE   TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE, PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN   E MIGRACIONIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i  bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

Nën akuzë edhe për inceneratorin e Fierit, arrestohet 32-vjeçari qe i shkaktoi shtetit një dëm prej 5 milionë euro

Policia e Durrësit ka çuar në pranga Regan Merdanin, 32-vjeç, i cili është dënuar me 3 vite burg për krijimin e skemave masjhtruese me TVSH-në. “Regan Merdani, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili u lokalizua dhe u kap në lagjen nr. 4, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.Hetimet për 32-vjeçarin kanë nisur që në vitin 2016 dhe si rezultat i tyre është provuar se ky shtetas e kryente mashtrimin lidhur me TVSh-në, përmes një biznesi në fushat e prodhimit dhe tregtimit të produkteve ushqimore”, sqaron policia.

Regan Merdani ishte pjesë e një skemë mashtrimi me faturat e TVSH që i solli shtetit rreth 5 milionë euro dëm dhe që çoi në burg 8 persona. SPAK ka siguruar të dhëna se shtetasit, Klodian Zoto, Arenc Myrtezani, Regan Merdani, dhe disa të tjerë, kanë organizuar dhe vënë në funksionim skema mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar, me qëllim fitimin material për llogari të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, që ka konsistuar në përfitimin e kreditimit të tatimit mbi vlerën e shtuar.

U thirr dy ditë më parë në SPAK, ish-kryebashkiaku i Fierit jep detaje

Nga Fieri, ish-kryebashkiaku Baftjar Zeqaj, në një prononcim për mediat ka sqaruar pozicionin e tij në lidhje me aferën e shumëpërfolur të Ujësjellësit. Zeqaj ka pohuar se në SPAK ka dëshmuar se Ujësjellësi ka qenë i pavarur nga kryetari i bashkise dhe të gjitha vendimet jane marrë permes bordit .

Zeqaj ka pohuar gjithashtu se vendimet kanë qene të pakonsultuara me të nderkohe qe ka theksuar se dëshmia e dy diteve me pare në SPAK nuk ka lidhje me nje mesazh te derguar nga Ahmetaj .

Ndërkohë Zeqaj shprehet i bindur ne zbardhjen e kesaj çështjeje te nxehtë nga SPAK .