Zbardhet vendimi i GJKKO për masën ndaj Berishës

Vendimi i GJKKO për masën ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili aktualisht po përballet me akuzën për korrupsion lidhur me privatizimin ish-kompleksit Partizani në kryeqytet, është zbardhur sot.

Mësohet se GJKKO është shprehur se masat ndaj Berishës nuk përbëjnë heqje të lirisë, ndryshe nga çfarë ka pretenduar ish-kreu i qeverisë vazhdimisht.

Sipas tyre për këtë masë nuk ka nevojë të kërkohet autorizim nga Kuvendi.

Kujtojmë se ndaj Berishës është caktuar detyrimi i paraqitjes në gjykatë dy herë në muaj, si edhe i është ndaluar të udhëtojë jashtë territorit shqiptar.

Tensione te Komisioni i Medias, Blerina Gjylameti shtyn deputetët demokratë, futet me forcë në zyrë

Tensione dhe debate në Komisionin e Edukimit dhe Medias. Teska deputetët e opozitës kishin bllokuar hyrjen në mbledhje, Blerina Gjylameti ka shtyrë deputetët demokratë, duke u futur me forcë në sallen e mbledhjeve te Komisionit te Medias.

Ne videon e xhiruar nga demokratja Elda Hoti, degjohet Gjylameti teksa konfliktohet me deutetin Isuf Çela.”Te lutem mos me prek me dorë”,- i drejtohet ajo demokratit.

“Si kamikaze! Je dhe grua, nuk bën gruaja kështu”, dëgjohet duke iu drejtuar një deputete e opozitës, Blerina Gjylahmetit.

Dhunoi barbarisht të miturën, shoqërohet edukatorja

Pas ngjarjes së dhunimit të 3-vjeçares nga edukatorja në kopshtin privat “Stinët”, Majlinda Behima është shoqëruar në polici. Pak më herët, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka kërkuar zbardhjen e kësaj ngjarje.  Ngjarja ka ndodhur pak dit më parë, por me dije është bërë dje. Raportohet se e mitura ka thyer këmbën. Nga pamjet filmike bëhet me dije se edukatorja e ka goditur vajzën me vizore në këmbë dhe në trup. Ngjarja ka ndodhur me 1 nëntor 2023, e vogla është me këmbë të thyer.

Beleri kerkese për leje të posaçme, Gjykata e Larta ia kalon kompetencat GJKKO-së

Gjykata e Lartë ka përcaktuar Gjykatën e Posaçme si kompetente për të shqyrtuar kërkesën për leje të posaçme për Fredi Belerin.Vendimi u mor në dhomë këshillimi nga gjyqtarët Sandër Simonaj, Sokol Binaj dhe Ilir Panda.

Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili akuzohet për korrupsion në zgjedhje.

në këtë seancë do të dëgjohen 8 dëshmitarë. Ndërkaq, gjykata ka marrë vendim që seanca ndaj Belerit të vijojë me dyer të mbyllura, për shkak se do të pyetet dëshmitari Arsen Rama, i cili bashkëpunoi me prokurorinë dhe zbardhi skemën e blerjes së votave.

Sipas prokurores Dorina Bejko, Arsen Rama është ndjerë i kërcënuar që prej momentit që emri i tij është bërë publik, madje atij i kanë dëmtuar edhe makinën dhe për këtë ka bërë kallëzim në polici.

Momentalisht, seanca është duke u zhvilluar, por me dyer të mbyllura. Kjo me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, që ka kërkuar marrjen në pyetje të dëshmitarëve ditën e sotme. Janë thirrur 8 dëshmitarë, ku mes tyre është edhe Arsen Rama, i riu i cili sipas prokurorisë, ka pranuar që të bashkëpunojë fillimisht me policinë dhe prokurorinë e Vlorës, teksa është personi i cili provohet se ka marrë shumat e parave për të dhënë në favor të Alfred Belerit, votën për shumën e 50 mijë lekëve. Për të gjitha këto,. prokurorja e çështjes Dorina Bejko i ka kërkuar gjykatës që seanca të vijojë me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor, dhe për shkak se Arsen Rama është ndjerë i kërcënuar pasi emri i tij u bë publik.

Kjo është seanca e tretë që zhvillohet në Gjykatën e Posaçme ndaj Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit, të dy të arrestuar sa i takon korrupsionit në zgjedhje, pasi sipas Prokurorisë së Posaçme, Beleri dhe Kokaveshi, dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, janë ndaluar me arsyetimin se jepnin para në këmbim të votave. Ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar të thirren dëshmitarët, të cilët do të provojnë akuzën e prokurorisë, pasi janë pikërisht dëshmitarët që do të tregojnë para gjykatës se si i kanë marrë paratë nga Beleri dhe Kokaveshi.”

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Berisha: Rama është i gatshëm të firmos çdo gjë 

Nga Kryesia e Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha u pyet në lidhje me marrëveshjen e firmosur midis Shqipërisë dhe Italisë, për kampin e refugjatëve në Shengjin. Berisha tha se firma e Ramës është e pavlefshme pasi ai është kryeministër në hetim ndërkombëtar.

Firma e Edi Ramës është e pavlefshme, sepse Rama është në hetim ndërkombëtar dhe është i gatshëm të firmos cdo gje për të lehtësuar dhe shpetuar menderen e tij. Rama është fajtor me McGonigal, aq sa ka pranuar ky i fundit dhe për disa të tjera që ne do ia dërgojmë gjykatës”– tha Berisha.

Ndërkohë më herët Berisha foli edhe ngjarjet e regjistruara dje në Kryesinë e Kuvendit, ku Garda pengoi deputetët e përjashtuar të PD të futeshin brenda.

Sipas Berishës, akti i djeshëm, ishte më i turpshmi në historinë e parlamentit.

“Asgje nuk e ndal protestën e deputetëve të opozitës në mbrojtje, deri nësakrificat më të mëdha të të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptar që i kanë votuar ata. Akti i djeshëm regjistrohet si akti më i turpshëm në historinë e një parlamenti, kur Edi Rama urdhëroi Lindën e Parlamentit të mbyll me Gardistë ne kundërshtim me ligjin dhe Kushtetuten, te mbyll me dryn dyert e parlamentit. Keto akte tregojnë degradimin ekstrem të një regjimi që ka për ligj, ligjin e droges, krimit, vjedhjes dhe korrupsionit”– u shpreh Berisha.

Vodhi në shtëpitë e vëllait të tij, arrestohet 29-vjeçari 

Në prangat e Policisë Kavajë ka përfunduar një 29-vjeçar. Shtetasi A.Ll., dyshohet se ka vjedhur në banesën e vëllai të tij, një celular dhe një shumë parash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

DVP Durrës 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ll., 29 vjeç, banues në lagjen nr. 2, pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën e vëllait të tij, një celular dhe një shumë parash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Garda rrethon sërish Kryesinë e Kuvendit, komisionet i kalojnë mbledhjet online

Një ditë pas tensioneve të krijuara jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, ku deputetët e opozitës u penguan të futen nga garda, sot komisionet do të mblidhen online.

Nga 10 komisionet që janë në agjendë për t’u mbledhur, pesë prej tyre do të zhvillohet online. Ndërkohë deputetët e opozitës kanë njoftuar se sot në orën 11:00 do të mbajnë mbledhje në zyrat e tyre të Kryesisë.

Kuvendi me një shkresë drejtuar gardës, ka njoftuar se deputetët e opozitës të cilët janë përjashtuar nga komisioni i Etikës, nuk do të lejohen që të futen në Kryesi, deri sa të përfundojë afati i përjashtimit.

I shpallur në kërkim dhe i dënuar për drogë, arrestohet 39-vjeçari

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Remove”.

Si rezultat i këtij operacioni, në Mjull Bathore, u kap dhe u vu në pranga shtetasi në kërkim Ardian Shkalla, 39 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në vitin 2021, 39-vjeçari, sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka hedhur nga dritarja e automjetit, një qese me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila është sekuestruar nga Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.