Beleri kerkese për leje të posaçme, Gjykata e Larta ia kalon kompetencat...

Beleri kerkese për leje të posaçme, Gjykata e Larta ia kalon kompetencat GJKKO-së

76
SHPËRNDAJE

Gjykata e Lartë ka përcaktuar Gjykatën e Posaçme si kompetente për të shqyrtuar kërkesën për leje të posaçme për Fredi Belerin.Vendimi u mor në dhomë këshillimi nga gjyqtarët Sandër Simonaj, Sokol Binaj dhe Ilir Panda.

Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili akuzohet për korrupsion në zgjedhje.

në këtë seancë do të dëgjohen 8 dëshmitarë. Ndërkaq, gjykata ka marrë vendim që seanca ndaj Belerit të vijojë me dyer të mbyllura, për shkak se do të pyetet dëshmitari Arsen Rama, i cili bashkëpunoi me prokurorinë dhe zbardhi skemën e blerjes së votave.

Sipas prokurores Dorina Bejko, Arsen Rama është ndjerë i kërcënuar që prej momentit që emri i tij është bërë publik, madje atij i kanë dëmtuar edhe makinën dhe për këtë ka bërë kallëzim në polici.

Momentalisht, seanca është duke u zhvilluar, por me dyer të mbyllura. Kjo me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, që ka kërkuar marrjen në pyetje të dëshmitarëve ditën e sotme. Janë thirrur 8 dëshmitarë, ku mes tyre është edhe Arsen Rama, i riu i cili sipas prokurorisë, ka pranuar që të bashkëpunojë fillimisht me policinë dhe prokurorinë e Vlorës, teksa është personi i cili provohet se ka marrë shumat e parave për të dhënë në favor të Alfred Belerit, votën për shumën e 50 mijë lekëve. Për të gjitha këto,. prokurorja e çështjes Dorina Bejko i ka kërkuar gjykatës që seanca të vijojë me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor, dhe për shkak se Arsen Rama është ndjerë i kërcënuar pasi emri i tij u bë publik.

Kjo është seanca e tretë që zhvillohet në Gjykatën e Posaçme ndaj Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit, të dy të arrestuar sa i takon korrupsionit në zgjedhje, pasi sipas Prokurorisë së Posaçme, Beleri dhe Kokaveshi, dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, janë ndaluar me arsyetimin se jepnin para në këmbim të votave. Ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar të thirren dëshmitarët, të cilët do të provojnë akuzën e prokurorisë, pasi janë pikërisht dëshmitarët që do të tregojnë para gjykatës se si i kanë marrë paratë nga Beleri dhe Kokaveshi.”

S'KA KOMENTE