Sulmi me arme në Pragë, të paktën 11 të vdekur dhe 24...

Sulmi me arme në Pragë, të paktën 11 të vdekur dhe 24 të plagosur

74
SHPËRNDAJE

Dyshohet se të paktën 11 persona kanë mbetur të vrarë pas sulmit të armatosur në Universitetin e Pragës, ndërsa 24 të tjerë janë plagosur.

Personi i cili qëlloi për vdekje të paktën 11 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë në Fakultetin e Arteve në Pragë është eliminuar, njoftoi policia.

“Atentatori është eliminuar! E gjithë ndërtesa aktualisht është duke u evakuuar dhe në vendngjarje ka disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur”, tha policia në rrjetin X rreth orës 16:00.

Sipas kryebashkiakut të Pragës Bohuslav Svoboda, sulmuesi ra nga ndërtesa dhe vdiq pasi fillimisht qëlloi veten me armë. Megjithatë Policia ende nuk ka specifikuar mënyrën e asgjësimit.

S'KA KOMENTE